• |
ide | kryesore

Anëtar i një grupi κriminal, arrestohet shqiptari i dënuar në Spanjë për trafik drοge

Arkiva



Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal. Mësohet se në pranga ka përfunduar Xhuljano Hajrulla. Bëhet me dije se i riu është pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve në Spanjë. Hajrulla ishte në kërkim për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Grupi ku bënte pjesë 30-vjeçari ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e bimëve narkotike. Hajrulla dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve. Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit spanjoll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *