• |
ide | kryesore

Zhdukja 19-vjeçarja shqiptare që u nis për një intervistë pune në Greqi, dyshimet e para për ngjarjen

Lajme, Të fundit



Prej një jave, në zonën e Koropit në rajonin e Atikas në Greqi është zhdukur një 19-vjeçare shqiptare. Artemis Vasilis u raportua e zhdukur nga autoritetet greke pasi familjarët kërkuan ndihmë në polici.

Vajza ishte nisur për një intervistë pune më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.

Raportohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Siç raportojnë mediat greke, e reja shqiptare kishte patur një lidhje me një 24 vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord. Nuk dihet nëse zhdukja e saj ka lidhje me këtë gjë, megjithatë familjarët ia kanë vënë në dispozicion këtë fakt policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *