• |
ide | kryesore

Sot rikthehet Champions League/ 32 skuadra ëndërrojnë finalen e Stambollit

-Instant, F1, Sport



Nga momenti kur lojtarët e Bayern Mynih ngritën lart trofeun e Champions League në Lisbonë, kanë kaluar pak më shumë se dy muaj e këtë herë dëshira për ta ngritur kupën me veshë të mëdhenj është në mendjen e 32 skuadrave që, duke filluar nga mbrëmja e sotme, do ti japin start fazës së grupeve. Jo të gjithë kanë kualitetin për ta ëndërruar, por kur luhet një kompeticion kaq i rëndëssishëm, është e drejtë që ti lesh mënjanë racionalitetet e parashikimet.

Që këtë mbrëmje janë të shumta motivet që ti drithërojnë zemrën të dashuruarve pas topit. Sfida mes debutuesit, në pankinë, Pirlo, e njeriut që e zbuloi, në fushë, 25 vjet më parë. Dinamo Kiev-Juventus është edhe kjo: Lucescu kundër të shkuarës së tij e një të tashme që sheh nxënësin e tij të avancojë një ide për futbollin ofensiv edhe në një fushë të vështirë si ajo ukrainase. Por kjo është edhe nata e sfidës mes Këpucës së Artë në fuqi, Immobile, e bomberit prolifik të muajve të fundit, Haaland, xhevahiri i shkëlqyeshëm i Lazio-Borussia Dortmund.

Duhet kuptuar edhe vlera reale e Barcelonës së Koeman, në Camp Nou kundër Ferencvaros të Rebrov, nxënësi i kolonelit legjendar Lobanovski, e Leipzig të Nagelsmann, zbulimi i edicionit të kaluar e kryesues actual në Bundesliga, i impenjuar në shtëpi kundër turqve të Basaksehir, edhe pse sfida më interesante është ajo mes finalistëve të dy muajve më parë, Psg, e Manchester United.

Mbrëmja e të mërkurës nuk është më pak joshëse. Bayern Mynih -Atletico Madrid i ngjan një finale të parakohshme, ashtu si nxit kuriozitet debutimi në Europë (në këtë rast ndaj Shakhtar) i një Real Madrid ende në kërkim të identitetit në këtë fillim sezoni. Nesër e ka radhën edhe Inter, në San Siro kundër Borussia Mönchengladbach, në një ndeshje për tu fituar absolutisht për tu vënë në pozitat komode për të hedhur sytë nga 1/8. Për tu ndjekur edhe Manchester City-Porto e Ajax-Liverpool, një klasike e futbollit botëror, që luhet në grupin ku hirushja Atalanta do të jetë e impenjuar në Danimarkë kundër Midtjylland. Për bergamaskët është rasti i artë për ti treguar Europës se kanë kaluar nga një zbulim në një skuadër me besueshmëri kontinentale.

 

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
21:00 Chelsea ? – ? Sevilla


21:00 Rennes ? – ? FC Krasnodar

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
18:55 Zenit St. Petersburg ? – ? Club Brugge
21:00 Lazio ? – ? Borussia Dortmund

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
18:55 Dynamo Kyiv ? – ? Juventus


21:00 Barcelona ? – ? Ferencvaros

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
21:00 Paris Saint-Germain ? – ? Manchester United


21:00 RasenBallsport Leipzig ? – ? Istanbul Basaksehir



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *