• |
ide | kryesore

Kryeministri i Kosovës: Pa njohje, mund të kthehemi te reciprociteti në çdo aspekt me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës do rikthejë reciprocitetin e plotë me Serbinë nëse dialogu dypalësh në pak muaj nuk do të përmbushë pritshmëritë e vendit.

Me të marrë pushtetin, kryeministri Avdullah Hoti e shfuqizoi masën disamujore të paraardhësit Albin Kurti që zëvendësoi tarifën 100 për qind për produktet serbe.

Edhe pse vendimi mori vlerësim ndërkombëtar dhe zgjidhni ngërçin e dialogut, të mërkurën, kryeqeveritari Hoti u deklaroi deputetëve se ai po pret diçka thelbësore nga bisedimet me Beogradin, njohjen e ndërsjellë.

“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke… do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantojë se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë.”

Hoti i bëri komentet gjatë interpelancës së thirrur nga “Lëvizja Vetëvendosje”, se pse vendi është tërhequr nga anëtarësimet në organizatat e huaja.

Këtë zotim pala kosovare e dha në Uashington më 4 shtator kur arriti marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, ndërsa Beogradi u angazhua të ndalë fushatën e çnjohjes së Kosovës.

Për deputetët e Vetëvendosjes, heqja dorë nga lobimi ka dëmtuar pozitat e Prishtinës dhe po shton peshën diplomatike të fqinjëve veriorë.

Debatit iu bashkua ish-kryediplomati nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Atë draft duhet anuluar, thirrni amerikanët, thoni atyre se e zbatojmë marrëveshjen e Uashingtonit, por kjo është shumë.”



2 Comments

  1. Shume zhurme, shume intriga, shume budallelleqe,shume karagjozlleqe, shume servilizma, shume pseudopatriotizma,shume vjedhje, shume injorance etj vese me shumice e mbi te gjitha shume deme Kosoves e pa te keq u rikthyem te reciprociteti! Aleluja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *