• |
ide | kryesore

Tre kryqe e një kokë derri në fushën e stadiumit: “Do paguani gjithcka, do ta paguani shtrenjtë”

-Instant, Sport



Një kokë derri në mesin e fushës, me tre kryqe të ngulura në terrenin e lojës, e një parrullë të shkruar ‘ Do paguani gjithcka, do ta paguani shtrenjtë’, janë vendosur mbrëmjen e kaluar nga persona të paidentifikuar brenda stadiumit Armando Picchi të Livornos. Ai që e ka denoncuar ngjarjen tek karabinierët ka qenë kujdestari i stadiumit që në mëngjes rreth orës 7.30 u gjend para skenës makabre e telefonoi menjëherë policinë.

Kujdestari, sipas asaj që është mësuar, ka thënë se dikush është futur brenda stadiumit gjatë natës së kaluar duke varur parrullën e duke vendosur kokën e derrit e tre kryqet në mes të fushës.

Sipas policisë gjesti lidhet me cështjen e kaosit të krijuar me shitjen e shoqërisë nga ana e familjes Spinelli tek një grup ortakësh që deri më sot nuk ka marrë masa për forcimin e skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *