• |
ide | kryesore

Juventus pa mbrojtës kundër Barcelonës: vetëm De Ligt mund të kthehet para nëntorit

-Instant, Sport



Do të jetë një tur i vërtetë force ai që pret Bonucci, Demiral e Danilon në këtë fund tetori. Dëmtimi i Chiellini, në fakt, edhe pse jo i rëndë, ka komplikuar planet e Juventus për sa i përket turnover-it difensiv. Kapiteni bardhezi duhet të qendrojë jashtë të paktën deri në ditët e para të nëntorit, duke humbur sfidën e shumëpritur me Barcelonën. Problemi është se mungesa e tij i shtohet atyre të De Ligt e Alex Sandro.

Hollandezi po rikuperon nga ndërhyrja kirurgjikale në shpatull e, pasi ka nisur stërvitjet me grupin, mund të jetë në dispozicion për sfidën e të dielës kundër Veronës. E sigurtë, se për ta parë titullar do të duhet pak kohë, duke qenë se nuk luan nga fillimi i gushtit. Por edhe të jetë në pankinë është një shenjë e mirë.

Përkundrazi, shtyhet rikthimi i brazilianit. Dëmtimi i tij muskular do të kërkojë ende disa javë pushim. Për këtë arsye, Bonucci, Demiral e Danilo duhet të bëjnë një sforco. Aletrnativat e vetme reale të Pirlos, janë ato të spostojë Cuadrado në linjën treshe në vend të Danilos ose të marrë përsëri nga Under 23 si në rastin e Frabotta e Portanova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *