• |
ide | kryesore

Video/ Kulusevski futet e shpëton Pirlon: Juventus në vështirësi edhe kundër Veronës

-Instant, F1, Sport, Video



Dështoi kapja e Napolit e Sassuolos, e natyrisht edhe parakalimi i Inter. me Milan që mbetet larg, +3 e me një ndeshje më shumë: Juventus nuk buzëqesh, Verona falenderon Favillin, rrëmben barazimin 1-1 e ngjitet në kuotën 8 në klasifikim. Pirlo, ndërkohë, largon humbjen e parë sezonale, edhe pse ky barazim është një hap fals: aspak mënyra më e mirë për të përgatitur super sfidën e të mërkurës kundër Barcelonës, në Champions League.

Shumë keq Bernardeschi, sfidën e Allianz e rimerr Kulusevski, që e zëvendësoi dhe ishte menjëherë deciziv. Natyrisht, suedezi, përfaqëson notën më të bukur të mbrëmjes jo të lehtë bardhezi. Juric, mund të jetë i kënaqur: Hellas që u admirua në Torino nuk ka mbaruar, përkundrazi. Mund të përmirësohet akoma. E të përsërisë sezonin e shkëlqyer të një viti më parë do të jetë një mision interesant.

Morata e Dybala nuk luanin bashkë nga minuta e parë me Juventus në Serie A nga shkurti i 2016 (kundër Napolit) e treguan menjëherë feeling. Asist i argjentinasit ezkaltoi aftësitë e spanjollit me një prekje të lehtë mbi portierin në fundin e pjesës së parë, por VAR anullon edhe këtë herë golin për pozicion jashtë lojë milimetrik të Moratas. Dy traversa një e goditur nga Cuadrado në pjesën e parë dhe një nga Dybala në të dytën tregojnë se edhe fati nuk ishte me skuadrën e Pirlos, që e sheh vetën tani në vendin e 5 me 9 pikë. Juventus nuk mbetej pa fitore për dy ndeshje radhazi në Serie A kundër Veronës nga viti 1989 (katër ndeshje).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *