• |
ide | kryesore

Çudi në Bundesligë: arbitrat shpjegojnë në kohë reale vendimet e VAR në Twitter

-Instant, Sport



Kush priste që aplikimi i Var do të zhdukte polemikat në botën e futbollit, duhet të ketë mbetur i zhgënjyer. Në Gjermani, megjithatë, nuk heqin dorë nga shpresa dhe DFB – federata e futbollit gjermane – ka vendosur të bëjë një eksperiment duke i besuar Twitter-it ku një llogari, për saktësi ajo e arbitrave gjermanë, komenton në kohë reale motivet që kanë sjellë në vendimin e Var në cdo ndeshje e për cdo episod. Shpjegimi, për ndeshjet e Bundesliga e Zweite Bundesliga, mbërrin direkt nga salla kryesore e Var në Këln.

Ky është episodi i fundit i komentuar nga kjo faqe që i përket një goli të vlerësuar në sfidën mes Bochum e Aue pas kontrollit për një pozicion jashtë loje. Përkthimi: “Vendimi i arbitrit: gol. Motivi i testit: pozicion jashtë loje?. Vendimi finale: gol”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *