• |
ide | kryesore

Atalanta e tërbuar, Percassi: “Gabime të pakuptueshme e të rënda nga arbitri e Var”

Sport
Percassi



Atalanta u mund 0-4 nga Inter në San Siro, por pas ndeshjes duke komplimentuar kundërshtarin për forcën e treguar në fushë, CEO i Hyjneshës, Luca Percassi shprehu zemërimin e tij ndaj arbitrimit. “Të komentosh një ndeshje si kjo është e vështirë. Ka një zhgënjim të madh për rezultatin për faktin se ndaj nesh pati episode vendimtare – gjëmoi drejtuesi –. Gabime shumë të rënda u bënë nga arbitri dhe VAR, që ndikuan shumë në rezultatin në favor të Inter”.

“Goli i anuluar nga De Ketelaere është i pakuptueshëm – vazhdoi Percassi për DAZN -. Nuk ka asnjë prekje të Miranchuk dhe më së shumti do të ishte një penallti për ne. Ashtu si gjykimi për penalltinë e Hateboer. Askush në stadium nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte. Arbitri i linjës kishte sinjalizuar se topi kishte dalë jashtë. Një ndeshje potencialisht e bukur, por e ndikuar shumë nga episodet e arbitrimit që ndikuan në rezultatin në favor të Inter”.

Duke përsëritur komplimentet për Inter për kampionatin, Percassi ka dashur të përsërisë konceptin: “Këto ndeshje janë tashmë të vështira për shkak të forcës së kundërshtarit. Por me këto episode kushtëzuese bëhet e pamundur rikuperimi i tyre”.

GASPERINI: “EPISODE ANORMALE”

Në kampionat tani vjen përplasja direkte me Bolonjan për vendin e katërt dhe vetë Gasperini bëri disa ndryshime në këtë kuptim pas penalltisë së 0-3: “Nuk ishim edhe aq keq – komentoi trajneri në konferencën për shtyp –. Fatkeqësisht pastaj ndeshja degjeneroi duke u bërë një stërvitje. Jemi mirë dhe jemi gati të luajmë ndeshjet e radhës, kjo duhet të arkivohett. Episodet? Ishin anormale, ndoshta do të kishte shkuar ndryshe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *