• |
ide | kryesore

Franca thirrje vendeve të Lindjes së Mesme: Mos i bojkotoni mallrat tona

-Instant, Lajme, Planet

Parisi zyrtar i ka kërkuar disa shteteve në Lindjen e Mesme të mos i bojkotojnë mallrat francezë. Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili mbrojti të drejtën për të publikuar karikaturat e Profetit Muhamed. Ministria e Jashtme franceze u shpreh se “thirrjet e pabazuara për bojkotin e mallrave po nxiteshin nga një pakicë radikale”. Shumë protesta kanë shpërthyer në disa vende të Lindjes së Mesme: Libi, Siri dhe Rripin e Gazës, të nxitura nga komentet e presidentit Macron, pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi në Francë, i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimi. Macron tha që mësuesi, Samuel Paty, “u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë”, por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”.


Laicizmi është thelbësor për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë, sipas shtetit francez, minon unitetin.


 

1 Comment

  1. Ne nje restorant kishin vendosur foton e Makronit ne rrugen qe kalojne klientet .
    Jane boshatisur raftet e supermarketeve nga produktet franceze.Ate pergjigje qe nuk e bejne qeverite e korruptuara te vendeve te gjirit po e ben bisnesi.kjo do i kushtoje me shume frances .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu