• |
ide | kryesore

“Nuk duhet të marrim një shuplakë që të reagojmë”: Pirlo nervoz pas barazimit me Veronën

-Instant, Sport



Andrea Pirlo ka mbetur i zhgënjyer pas 1-1 kundër Veronës: “Pjesa e parë në pritje, ishim pak agresivë në mesfushë por rastet më të mira ishin tonat. Pastaj në të dytën patëm një reagim të mirë por nuk duhet të marrim një shuplakë që të zgjohemi”. Tekniku megjithatë sheh me optimizëm të ardhmen: “Më vjen keq që lëmë pikë por jemi në rrugën e duhur, për vazhdimësinë tonë shoh vetëm gjëra pozitive”. Tekniku i Juventus duartroket Kulusevskin: “Nisi nga pankina sepse vinte nga 6 ndeshje radhazi e bëri të tijën. Dybala? Notë pozitive, nuk besonim se mund të luante 90 minuta”.

Problemi i madh i Pirlos është se tashmë në mbrojtje ka humbur edhe Bonuccin, që rrezikon prezencën të mërkurën në Champions kundër Barcelonës: “Kishte ndjerë dicka që në Kiev dhe shtrëngoi dhëmbët për këtë ndeshje. Do ta vlerësojmë orë pas ore”. Tani duket i pashmangshëm aktivizimi i De Ligt, duke qenë se edhe Chiellini e Alex Sandro janë të padisponueshëm.

Në fund edhe parashikimi për rikthimin e Cristiano Ronaldos: “Mund të luajë si me Dybala ashtu edhe me Morata, duke nisur nga qendra-e majtë. Atij i pëlqen të sillet rreth qendërsulmuesit. Në ofensivë na ka munguar intensiteti dhe dinamika e Chiesa, për këtë vendosa Bernardeschin, edhe për ti dhënë minutazh duke qenë se vinte nga një periudhë inaktiviteti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *