• |
ide | kryesore

Video/ Gafat skandaloze në San Siro. Web shpërthen në ironi: “E mbyllën edhe VAR për Covid?”

-Instant, Sport



Spektakël në San Siro, por në fund të gjithë dolën të pakënaqur. Në pjesën e dytë të sfidës Milan-Roma ndodhi gjithcka e protagonisti absolut ishte arbitri Piero Giacomelli, që përfundoi në bankën e të akuzuarve, ashtu si VAR i Luigi Nasca, për akordimin e dy penalltive inekzistente, një për ekip. Vendime që kanë bërë tifozët të shpërthejnë në web: “VAR ishte i prishur?” pyetën shumë prej tyre.

PENALLTIA E PARË
Polemikat në rrjetet sociale nisën në minutën e 69′ të sfidës në San Siro, kur Bennacer në zonën e tij ndërhyri ndaj Pedros, që i shkel këmbën e rrëzohet. Faulli i spanjollit duket i qartë, por Giacomelli fërshëllen penallti me siguri e në mënyrë të pashpjegueshme nuk korigjohet nga VAR. Kuqezinjtë protestojnë e kërkojnë fort një check on field, por arbitri vazhdon të tijën e i jep karton të verdhë Leaos për protesta.

PENALLTIA E DYTË
10 minuta më pas një tjetër gafë. Top i gjatë për Calhanoglu në zonën verdhekuqe, Mancini provoi të ndërhyjë para turkut por gaboi dhe me këmbën lart nuk kapi as topin e as kundërshtarin, që ndërkohë u rrëzua. Giacomelli nuk ka dyshime e tregoi pikën e bardhë mes protestave të miqve, por edhe këtë herë nuk u thërrit nga VAR e Ibra shënoi dygolëshin personal përpara barazimit përfundimtar të Kumbullës.

Dy vendime të gabuara, kjo duket qartë, por më shumë se gabimet e arbitrit, tifozët i ka tërbuar mungesa e ndërhyrjes së VAR: “Me shumë mundësi e kanë mbyllur edhe VAR në orën 18” ka ironizuar dikush, në lidhje me lockdoën për shkak të Covid…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *