• |
ide | kryesore

Grenell kërkon votën e shqiptarëve në SHBA për Trump

Arkiva, Lajme, Të fundit



Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi, duke i inkurajuar që të pranojnë faktin se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi.

Përmes këtij mesazhi, Grenell thotë se shpreson shumë që shqiptarët do të bëjnë çmos për të rizgjedhur Donald Trumpin president të SHBA-së.

“Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen ne Ballkan dhe normalizimin ekonomik.Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barak Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj”, ka thënë Grenell.

Presidencialet në SHBA do të mbahen me 3 nëntor dhe në garë përballë njëri-tjetrit janë demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump.



6 Comments

  1. Absolutisht e ka. Shqiptaret me shume se te tjeret e kan me te provuar cdo te thote social komunizem dhe marksizem qe ka marre frenat e partise demokratike perfaqsuar nga nje i matufepsur i marre peng si xho bideja. Trump will WIN.

  2. madje une them qe te zgjidhet perfaqesues i shqipve ne amerike ky grenelli
    se i perfaqeson mire po mire fare
    e meritojne grenellin

  3. Vota per Trumpin eshte rruga e duhur kush ka sy shikon kush ka mendje kupton Ne jemi populli me i vuajtur nga socializmi dhe Amerika eshte me fat qe ka nje antisocialist ne keto kohe te trrubullta

  4. O zot, ky surrati qe nuk e di cfare lloj specie hibride eshte, nuk duhet ta zeje emrin shqiptare ne gojen e tij te qelbur. Se kush fiton e kush humb ne Amerike, pak rendesi ka, sepse cilido president qe vendos perfaqesues te tille per shqiptaret ne gjithe rrafshin ku ndodhen ne trojet etnike, nuk eshte se i plas fere per ne, e rrezik nuk e din fare ku ka Shqiperi, a eshte ne arabi, afrike apo azi, sepse luajne ne favor lobuesve serbomedhej qe per hire te vertetes lobojne shume mire per interesat e tyre kombetare e me shume per ato shoviniste, nder kohe qe keta politikanet shqiptare shesin gjithecka per karriket e pasurite e tyre te fituara me zhvatje e korrupsion. Kaq. Ne Amerike, fitofte nje president dinjitoz e qe nuk ben hesape lobingjesh, por politike te jashtme dinjitoze, se per brenda nuk ka nga shkon, Amerika mbetet Amerike, Shqiptaret atje te ndjekin rrugen e Eliot Engel, qe ka lobuar aq shume per Kosove e Shqiperi, e ketij patrioti i duhet dhene gjithe nderimi i perjetsimit tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *