• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi me bashkëpunimin e Majk dhe Ledrit

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur Majk dhe Getoar Selimi bëhen bashkë suksesi është i garantuar dhe nëse do ju kërkonim një këngë të tyre që nuk është kthyer në hit, s’do e gjenit dot.
Nga “S’jena mo” tek “Ajo”, “Malena” e deri tek bashkëpunimet me çunat e tjerë të Babastars, projektet e tyre numërojnë miliona klikime.

E kështu ndodhi edhe me këngën e fundit që publikuan për verë “Je t’aime”, që deri tani numëron 20 milionë klikime.

Pas këtij suksesi, çunat janë futur sërish në studio e diçka po gatuajnë.
Ishte Majk ai që na e tregoi këtë gjë, duke publikuar një foto nga studioja ku po punon me Ghetto Geasyn, por pa zbuluar detaje të tjera.

Nuk dimë të themi nëse kënga e re është rrugës, por diçka dihet me siguri, që do jetë nam fare.
Kujtojmë se Majk na bëri me dije pak muaj më parë, se ata kanë ndërmend të sjellin edhe një album së bashku. Pjesë e tij do jetë edhe Onat, anëtari tjetër i Babastars, teksa sipas autorit të hitit “Dynja”, albumi mund të publikohet në stinën e dimrit.
Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që ky album të pasohet nga një tjetër solo, pasi siç bëri me dije ka gati shumë projekte.

Sa i takon bashkëpunimit me Ledrin që po e prisnim të gjithë me padurim, duket se ai ka mbetur në harresë.
Më 17 korrik në rrjet qarkulluan shumë foto e video nga xhirimet e videoklipit, që është xhiruar në bregdet dhe si duket do jetë tejet veror.
Në njërën prej fotove që qarkulloi aso kohe Majk dhe Ledri pozojnë së bashku, të veshur shumë cool dhe me një gotë në dorë.
Tashmë kur kanë kaluar shumë muaj nga xhirimet dhe vera po përfundon, nuk kemi asnjë shenjë nga reperët rreth bashkëpunimit të shumëpritur.
Nuk dihet me siguri se çfarë ka ndodhur me këngën, por me siguri ata e kanë shtyrë për në një moment të dytë.
Kjo është hera e parë që dy reperët bëhen bashkë pas largimit të Ledrit nga Babastars dhe urojmë që gjërat të shkojnë si duhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *