• |
ide | kryesore

Lider i opozitës? Meta: Nuk dal dot në rrugë…

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po sfidoi Brukselin duke rivotuar Kodin Zgjedhor edhe pa pritur Komisionin e Venecias. Gjatë intervistës në “Zonë e lirë”, Meta tha se këtë shtet e ka kapur Edi Rama dhe disa ndërkombëtarë, që i quajti palaço.


“Presidenti ua ka thënë me kohë, shteti është kapur, institucionet kanë rënë. Çdo gjë në kohën e duhur. Kjo është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri.


Këtë krizë e ka krijuar Edi Rama, disa ndërkombëtarë palaço që morën anën e tij duke i dhënë reformën në drejtësi. Kjo është e vetmja gjë që më thonë njerëzit, shpërndaje parlamentin. Nuk dal dot në rrugë. Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë” – tha Meta.

Por edhe pse thotë se është “lider i Shqipërisë”, Meta u pyet se mos ndoshta po sillet si “lider i opozitës”.

“Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë, nuk më intereson politika tani” – përsëriti Meta duke e shmangur nje pergjigje te drejtperdrejte. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Te kam thene dili perball Opozites se Basha nuk eshte per ate pune pasi eshte Sorrorist si Ramavirus, Veliaj, 666, Spirrapali etj Oligark e bashibuzuk hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu