• |
ide | kryesore

Calhanoglu nuk rinovon me Milan, refuzon me Juventus e dëshiron Manchester United

-Instant, Sport



Tratativa për rinovimin e kontratës së Hakan Calhanoglu, në skadencë kontrate në qershor 2021, vështirë se do të ketë fund të mirë, duke parë kërkesat, e pretenduara të larta nga Milan, të menaxherit të turkut. Manchester United vazhdon presionin për të marrë në Angli mesfushorin. Me shumë mundë mundësi transferimi mund të kryhet në merkaton e janarit dhe është e mundur që akordi mes kuqezinjve e Djajve të kuq mund të përfshijë edhe të ardhmen e Diogo Dalot, në pronësi të United e në huazim tek Milan deri në fund të sezonit.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta gjermane “Bild”, Calhanoglu është i lumtur të transferohet në Premier League e ka refuzuar mundësinë për të luajtur me Juventus, që tentoi një kontakt me lojtarin në ditët e shkuara. Milan, sidoqoftë, ka gàti alternativën. Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv francez Florian Thauvin, të Marseille. Situata e tij është e ngjashme me atë të Calhanoglu, duke qenë se është në skadencë pikërisht në qershor. Drejtuesit kuqezinj synojnë të gjejnë një akord ekonomik me lojtarin për të vendosur më pas nëse do ta marrin në janar, në këmbim të një shpërblimi ekonomik jo të lartë, apo të presin qershorin për ta patur gratis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *