• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo negativo ndaj tamponit: përfundon izolimi, në fushë kundër Spezias

-Instant, F1, Sport



Lajme të mira për Juventus e Cristiano Ronaldo: tamponi të cilit i është nënshtruar portugezi ka dhënë përgjigje negative. Përfundon kështu periudha e sëmundjes që zgjati 19 ditë e përfundoi edhe izolimi pas pozitivitetit të zbuluar kur ishte me Portugalinë. CR7 mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e të dielës kundër Spezias: edhe pse vendos Pirlo.

Nesër portugezi do të kryejë vizitat mjekësore për të marrë aftësinë sportive për tu kthyer në fushë – ende në formë individuale – në Continassa. Për të marrë pjesë sërisht në séance grupi, e normalisht edhe në ndeshje, do të duhet edhe tamponi i dytë negativ që do ta bëjë bashkë me gjithë skuadrën para nisjes për transfertën e Spezias.

Lajmi për pozitivitetin e Ronaldos u mësua në 13 tetor ndërsa lojtari ishte në grumbullim me kombëtaren portugeze për ndeshjet e Nations League. Kështu ditët e stërvitjes në vetmi tani kanë marrë fund. Miqtë e përshkruanin CR7 një bishë në kafaz, por tani portugezi mund të zbresë në fushë pasi humbi 4 ndeshje kundër Crotones, Veronas, Dinamo Kiev e Barcellona.

KOMUNIKATA E JUVENTUS
Cristiano Ronaldo ka kryer kontrollin e testit diagnostik (tamponi) për Covid 19. Rezultati ka dhënë përgjigje negative. Lojtari për 19 ditë është shëruar e nuk është më nën regjimin e izolimit shtëpiak.

View this post on Instagram

kaizen philosophy?

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *