Kundrejt studentëve që protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, disa të tjerë kanë vendosur që të protestojnë përpara Kryeministrisë. Në mënyrë simbolike, studentët kanë hedhur rrobat e tyre të nxjerra nga valixhet, në mes të bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit”. Protesta e parë nisi në orën 10:00 para MASR, ku ishin studentët e Universitetit të Tiranës. Një tjetër protestë me qindra të rinj, shkuan tek Ministria e Shëndetësisë për të dorëzuar kërkesat e tyre.
Për shkak të mungesës së mjeteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë. Studentët nuk pranojnë që të bëhët mësimi online, pasi kërkojnë rikthimin në auditorë.