• |
ide | kryesore

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” pret maturantët në 13 prill 2024 në “Ditë e Hapur”

Arkiva, Lajme, Të fundit
zoja



Çdo pranverë Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” hap dyert për maturantët nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria dhe këtë vit kampusi ynë ju pret në datën 13 prill 2024.

Një staf i plotë do t’ju tregojë të rinjve dhe prindërve për gjithë hapësirat akademike, laboratorët, klinikat e praktikës mësimore, bibliotekën që pasurohet çdo vit në disa gjuhë të huaja, fushën e futbollit dhe ambientet e gjelbra që janë në harmoni me nevojën e studentëve për çlodhje dhe meditim.

Nga mëngjesi deri pas mesditës së 13 prillit pedagogë, koordinatorë, staf mbështetës i praktikës mësimore, studentë të ekselencës gjithashtu, do të shoqërojnë grupet e maturantëve, të cilët do të njihen me programet e studimit, kohëzgjatjen e tyre, kriteret e pranimit në Universitet dhe bursat e studimit që në Universitetin tonë i shoqërojnë studentët përgjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Në 13 prill 2024 maturantët do të marrin informacion të plotë për diplomën evropiane të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Të shtunën e 13 prillit maturantët sipas traditës marrin dhuratat me stampën e Universitetit dhe kjo është një nga ditët kur kampusi multikulturor bëhet më i populluar se asnjëherë gjatë vitit.

Në disa nga klinikat dhe laboratorët tanë maturantët kanë mundësi të ndjekin dhe të marrin pjesë drejpërdrejtë në aktivitetet e hapura, duke provuar mundësitë reale që ofron Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për arsim cilësor, të njohur në të gjithë Bashkimin Evropian.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Shqipëri që ofron Diploma të Përbashkëta, të Dyfishta me Universitete të mirënjohura në Itali.

UKZKM ështe në partneritet me Universitetin e Romës “Tor Vergata” për Programet e Studimit në Mjekësi, Odontoiatri dhe Protezë Dentare, Fizioterapi, Infermieristikë, me Universitetin e Studimeve të Firences për Arkitekturën, me Universitetin e Studimeve të Barit “Aldo Moro” për Ekonominë e Farmacinë.

Kur i pyesim maturantët pse e zgjedhin Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, na tregojnë tre arsye.

E para, Diploma Evropiane dhe bursat e studimit që ofrohen.

E dyta, praktikat mësimore në klinika e laboratorë me teknologji të avancuar dhe pedagogë ekselentë, me të cilët është fat të mësosh.

E treta, Kampusi Multikulturor.

Bursat janë një tjetër mekanizëm frymëzues i Universitetit tonë, të cilat jepen përgjatë viteve të universitetit në sajë të rezultateve te provimeve dhe krediteve gjatë vitit akademik. Në traditën tonë studentët e dinë se në festën e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë shpërndahen çdo vit bursat për më të mirët.

Ne nuk jemi të vetmit, por jemi më të mirët. Këtë e tregon fakti që 98% e të diplomuarve tanë janë punësuar pa vonesë në profilin e tyre.

Zyra e karrierës ndjek studentët pas diplomimit dhe sigurohet që ata të punësohen si brenda dhe jashtë vendit.

Ndaj mesazhi i fundit që po lexon tani është: Të dashur maturantë ju presim në “OPEN DAY” në Kampusin e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ditën e shtunë, 13 prill 2024 nga ora 9:00 – 14:00. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *