• |
ide | kryesore

Samir Mane merr Titullin e Mirënjohjes nga Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane ishte i ftuar i veçantë i Universitetit i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) në Prishtinë, Kosovë, për një bashkëbisedim me studentët mbi rrugëtimin e tij nga student në sipërmarrës i suksesshëm. Si vlerësim për rrugëtimin e tij 30 vjeçar në botën e sipërmarrje universiteti UBT i dorëzoi Titullin e Mirënjohjes për kontributin e tij në ndërmarrësi, zhvillim ekonomik dhe përgjegjësi sociale në Shqipëri, Kosovës dhe më gjerë.

Rektori i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Edmond Hajrizi duke e falënderuar Samir Manen për pranimin e ftesës theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi midis universitetit dhe biznesit. “E vlerësojmë shumë gjithçka që ju personalisht dhe grupi BALFIN ka bërë për zhvillimin ekonomik, për ngritjen e talenteve si edhe në fushën e filantropisë. Është kënaqësi për ne t’ju kemi në auditorët tona për të na rrëfyer modelin tuaj të suksesit ashtu siç mirëpresim bashkëpunimin më të ngushtë jo vetëm mes grupit BALFIN dhe UBT por edhe të kontribuojmë bashkërisht në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës përmes të rinjve të shkëlqyer.” shtoi ai.

I pyetur nga studentët për fillimet e tij Samir Mane tregoi rrugëtimin e tij si sipërmarrës nga një student i ri i cili braktisi studimet për të emigruar në Austri deri më sot ku Grupi BALFIN, i krijuar prej tij, është i pranishëm në 10 vende të ndryshme. “Unë nuk studiova dot për atë që doja, ekonomi dhe biznes, por sot bëj atë që gjithnjë dëshiroja dhe akoma dua. U diplomova për inxhinieri dhe miniera por sot jam sipërmarrës sepse këtë kërkoja dhe për këtë punova. Nuk mjafton vetëm të jesh në vendin e duhur dhe në momentin e duhur por kërkohet edhe shumë punë për të arritur atë që do.” U tregoi ai studentëve të UBT.
Lidhur me interesimin e studentëve për mendimin e tij rreth Inteligjencës Artificiale, zoti Mane theksoi se “ Për mua AI do të ndryshojë botën për mirë. Nëse do të dimë ta përdorim siç duhet në të mirën tonë, Inteligjenca Artificiale do të na mundësojë të jemi më efikas në punën tonë.”
Interesit të studentëve për lidhjet ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës Samir Mane ju përgjigj: “Marrëdhëniet ekonomike kanë mbetur prapa në krahasim me këmbimet kulturore. Sot tregu i artit midis dy vendeve është njehsuar thuajse krejtësisht ndërkohë që ka akoma barriera artificiale për këmbimin ekonomik. Duhet që shtetet të ndërtojnë politika që të mbështesin këmbimin ekonomik sepse vetëm kështu mund të konsiderohemi një treg me interes për investitorët e huaj.”
“Secilit prej jush do t’i këshilloja të merrej me sipërmarrje, u tha zoti Mane studentëve. Ne mund të punojmë bashkërisht për të dhënë shpresën për të rinjtë, të punojnë në Shqipëri e Kosovë e bashkë të krijojmë kushtet për të ardhmen që të gjithë duam.”

Ky është takimi i i dytë i Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, me studentët e Prishtinës. Pak muaj më parë ai ka qenë në auditor me studentët e Fakultetit të Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit publik të Prishtinës duke ju përgjigjur interesit të tyre.
Grupi BALFIN është i pranishëm në Kosovë me kompanitë Neptun Jumbo dhe Balfin Real Estate ku përveç aktiviteti ekonomik ka një kontribut të rëndësishëm edhe në projekte me impakt social. Nëpërmjet Fonadacionit Mane deri më sot janë realizuar një sërë projektesh si, ngritja e laboratorit në Fakultetin e Inixhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, pajisja me monitorë e pavijonit të kirurgjisë në Klinikën Universitare të Prishtinës. Fondacioni Mane së bashku me Neptun e Jumbo Kosova ndihmuan fëmijët në Fshatin SOS Prishtinë, sii edhe realizuan rikonstruksionin e një kopsht fëmijësh në Fushë Kosovë, një tjetër në Mitrovicë, një park publik në Gjilan. Po ashtu u ndihmuan 10 familje të dëmtuara nga përmbytjet e shiut në Pejë. (Artikull Promocional)



8 Comments

  1. Turpet ne shqiperi nuk kane fund

    Turpi ka ikur me leje pa kthim po duket!!!!

    Mane qe me ane te politikaneve te cdo krahu VODHI SHQIPERINE DHE PASUROI VETEN DHE DISA, nderohet

    Turp per Mane e 2 HERE TURP PER ATA QE PER NDONJE LEK, e dekorojne

  2. Vendoseni kete artikull afer me ate artikullin per protestat madheshtore me 10 pjesemarres, te Arlind Qorrit qe tronditen nga themelet regjimin oligarkik te Edvinit te tmerrshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *