• |
ide | kryesore

Champions/ PSG luan kualifikimin në Leipzig: Dortmund ndeshje për jashtë ose brenda në Brugge

-Instant, F1, Sport



Champions League bëhet gati për një tjetër mbrëmje me emocione të mëdha. Pretendentët nuk duket se do të kenë probleme në raundin e tretë, duke qenë se nuk ka përballje direkte, por duhet bërë kujdes për të mos lënë pikë që mund të komplikojnë situatat kualifikim. Lazio e Dortmund kanë nevojë për fitore në transfertë, ndërsa PSG luan gjithcka në transfertën me Leipzig.

GRUPI E
Në krye me pikë të barabarta, e kur kanë barazuar mes tyre, Chelsea e Sevilla presin një gabim të njëri-tjetrit për të siguruar vendin e parë. Londinezët e Lampard do të presin në shtëpi Rennes. Francezët janë në vendin e fundit, ashtu si edhe Krasnodar që do të luajë si vizitor në Andaluzi. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 21.

GRUPI F
Situatë e njëjtë edhe në grupin F, ku Lazio e Brugge ndajnë kreun me nga 4 pikë. Belgët do të kenë një ndeshje më shumë se të vështirë kundër Borussia Dormund, që i ndjek me një pikë më pak. Gjermanët pasi e nisën me humbje në Itali, kërkojnë të rikthehen në zonën e kualifikimin, duke mundur direct Brugges. Lazio mund të përfitojë nga kjo situatë, por duhet të shkojë të fitojë në transfertën e Zenit, pavarësisht se rusët janë me 0 pikë pas dy ndeshjeve të para.

GRUPI G
Barcelona e Juventus janë në pozita komode, edhe pse bardhezinjtë vijnë pas humbjes në shtëpi me katalanasit. Me pikë të plotë spanjollët do të presin në shtëpi Dinamo Kiev, në kërkim të sigurisë për kalimin si vend i parë. Kampionët e Italisë, të motivuar nga rikthimi i Ronaldos pas mposhtjes së Koronavirus, duhet të përballojë 20 mijë tifozët hungarezë dhe Ferencvaros në transfertë, për të qendruar në zonë sigurie.

GRUPI H
Manchester United është gjithnjë i sigurtë në krye të grupit, për më tepër që do të luajë në fushën e vendit të fundit të renditjes. Basaksehir do të kërkojë të marrë pikën e parë kur të ketë përballë Red Devils që vijnë me pikë të plota, por ndeshja më interesante e grupit luhet në Leipzig, ku gjermanët do tëp resin PSG. Dy formacionet kanë nga 3 pikë dhe kërkojnë të jenë forca e dytë e frupit, pasi janë mundur nga United në sfidat direkte.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
21:00 Chelsea ? – ? Rennes
21:00 Sevilla ? – ? FC Krasnodar
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
18:55 Zenit St. Petersburg ? – ? Lazio
21:00 Club Brugge ? – ? Borussia Dortmund
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
21:00 Barcelona ? – ? Dynamo Kyiv
21:00 Ferencvaros ? – ? Juventus
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
18:55 Istanbul Basaksehir ? – ? Manchester United
21:00 RasenBallsport Leipzig ? – ? Paris Saint-Germain



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *