• |
ide | kryesore

Gega shkarkon fajet e humbjes: “Lojtarë akademikë, e donin topin në këmbë”

-Instant, Sport



“Kishim punuar në të gjitha aspektet. Por të ndëshkohesh 2 herë nga këndorja është fatale. Kemi punuar, por sot nuk treguam vlerat tona. Dy golat e pësuar patën efektin e vet. Bëhet e vështirë të reagosh”. Skënder Gega e nis kështu shpjegimin e një humbje të shëmtuar përballë Tiranës, për më tepër që bardheblutë ishin të copëtuar nga mungesat. Tekniku, dukshëm i zhgënjyer, nuk e përjashton veten, por fajin e ‘shkarkon’ mbi lojtarët: “Kur humb ndeshjen përgjegjësia e parë është e trajnerit. Grupi nuk funksionoi ashtu siç duhej. Ishte ndeshja e parë, do mundohemi të korrigjohemi. Nuk e mendoja se do të humbnim në këtë mënyrë”.

“Një pjesë e madhe e futbollistëve nuk dhanë atë që pritej. Shpresoj të ketë qenë vetëm ndeshja e parë. Do e shohim me qetësi situatën, se kush nuk ka fundsionuar. Grupi është ai që merr meritat, por merr edhe përgjegjësitë. Kjo humbje nuk është se vendos kampionatin. U bëmë shumë akademikë, çdo lojtar donte topin në këmbë. Jam i zhgënjyer”, përfundoi tekniku që shpalli Partizanin kampion dy vjet më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *