• |
ide | kryesore

Dua Lipa rrëfen sukseset e saj në ‘ The Tonight Show’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi këngëtarja Dua Lipa ishte e ftuar në “The tonight show” të Jimmy Fallon, ku foli për te rejat rreth karrierës së saj si dhe për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Dua inkurajoi të gjithë ndjekësit të votojnë duke shprehur hapur mbështetjen ndaj Joe Biden.”Për të qenë e sinqertë, të gjithë e dimë ndikimin që kanë këto zgjidhje në çështjen e emigrantëve, pandemisë dhe shumë tema delikate me ndikim global. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet se të gjithë duam të shohim ndryshime, barazi dhe besoj se të votosh është diçka shumë e rëndësishme. Të rinjtë duhet të votojnë dhe të sigurohen se zëri i tyre duhet të dëgjohet”, u shpreh Dua. Gjithashtu Dua foli dhe për këngën  “Future nostalgia” dhe remixi i tij që është albumi më i dëgjuar në Britani dhe ndër 10 më të dëgjuarit në SHBA. E pyetur nga Jimmy rreth këtij suksesi,këngëtarja u shpreh se ndihet e lumtur për këtë gjë, por bashkëpunimi mund dhe të mos ndodhte.”Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme të punoja me artistë të mëdhenjë dhe për të qenë e sinqertë nuk do kishte ndodhur po të mos ishte për izolimin nga pandemia. Ishte shumë bukur dhe u kënaqa shumë”,rrëfeu ajo.Ndërkohë me 26 nëntor,Lipa do të mbajë një koncert virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj.Koncerti do të titullohet “Studio 2054” dhe gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

 

 



3 Comments

  1. Iku per lesh edhe kjo. Filloi si ajo tjetra te nxije lekuren me krem se mos e marrin vesh se eshte e bardhe. Tarallake. Eshte saju si manekin ne ndonje dyqan lagje e shemtut sa ska.

    1. Dmth kjo dhe ajo tjetra kane turp qe jane te bardha sipas teje,dhe po e fshehin kete fakt, nderkohe ne anen tjeter s’lene mundesi qe u jepet pa tregu nga jane, pra nga nje vend i bardhe? Si i bie kjo dmth, a po e fshehin apo po e tregojne?

      1. Je i sigurte qe shqiptaret i njohin per te bardhe? Deri vone (ne mos akoma) edhe Italianet ne SHBA konsideroheshin me ngjyre. Per me teper, ne imagjinaten e tyre nuk ka myslimane te bardhe. Ne s’na prish ndonje pune se me keta qe po vijne po u konsiderove i bardhe ke probleme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *