• |
ide | kryesore

Video/ Ibra, penalltitë po bëhen tabu: Milan barazon Veronën vetëm në të 93′

-Instant, F1, Sport, Video



Zlatan Ibrahimovic në të mirë e të keqe: gabon penalltinë, godet traversën, por në fund gjen barazimin: skuadra e Piolit mbetet +2 në krye të renditjes, përpara Sassuolos. Përballë Veronës nuk ishte një ndeshje e lehtë dhe e tregojnë këtë edhe dy autogola (Calabria e Magnani) dhe ai i shënuar nga Barak.


Nisja e ndeshjes ishte tronditëse për kuqezinjtë, që pësuan dy gola në 19 minuta: në fillim Barak shtyu në rrjetë një top të kthyer nga traversa për të shënuar golin e 1-0, pastaj Zaccagni gjeti devijimin e pafat të Calabrias për të dyfishuar. Kuqezinjtë u kthyen në lojë përpara pushimit: krosimi i Saelemaekers, devijimi i Kessie e një tjetër autogol, këtë herë i Magnani.

Në pjesën e dytë, Milan kishte një shans të jashtëzakonshëm me Ibrahimovic: penallti e provokuar nga Lovato ndaj Kessie, por Zlatan dështoi përsëri nga pika e bardhë, ashtu si kishte bërë kundër Spartës së Pragës. Suedezi u munduar me tërbim të gjejë zgjidhjen, por nuk ka as fatin me vete: në fillim traversa e pastaj Silvestri i mohojnë golin. Në të 93′, pasi pa ti anullonin edhe një asist për golin e Calabrias (faull me dorë), Ibra ia del të barazojë rezultatin, duke fiksuar shifrat në 2-2.


ITALY – SERIE A
Lazio 1 – 1 Juventus
Atalanta 1 – 1 Inter
Genoa 1 – 3 Roma
Torino 0 – 0 Crotone
Bologna 0 – 1 SSC Napoli
AC Milan 2 – 2 Hellas Verona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *