• |
ide | kryesore

Video/ Partizani fut në telashe ish-trajnerin e tij: Daja mund Kukësin 0-2, Teuta ‘macja e zezë’ e Tiranës

-Instant, F1, Sport, Video



Java e dytë e Superiores ka qenë plot befasi e rezultate të rëndësishme, që për nga renditja e bëjnë kampionatin shumë emocionues. Natyrisht duhet pritur edhe Vllaznia, në transfertën e Korcës, por deri tani asnjë skuadër nuk ka mundur të bëjë dy fitore radhazi: Tirana humbet në Pogradec ndaj Teutës, Kastrioti i shpëton humbjes në Lac në kohën shtesë, ndërsa më keq nga të gjithë e ka Kukësi, që ndaj Partizanit mori humbjen e dytë radhazi.

KUKËSI 0-2 PARTIZANI
Pas dështimit në javën e parë, Ilir Daja korigjon gjithcka në mënyrën më të mirë. 4-2-3-1 i tekniku është funksionues dhe e befasoi Gegën, që priste një kundërshtar të ngjashëm taktikisht me javën e parë. Bytyci nuk i korigjoi dot humnerat difensive që krijon Kukësi dhe Cardozo në minutën e 60 kaloi të kuqtë në avantazh. Solomon depërtoi në zonë dhe shërbeu në qendër për brazilinin që nuk mund të gabonte. Numri 9 i kryeqytetasve konfirmoi ditën e mirë në Loro Borici në të 89, duke shënuar edhe golin e parë në kampionat. Tre pikë për Partizanin, që rimerr veten menjëherë, ndërsa Kukësi pëson kështu humbjen e dytë radhazi. Askush më keq se Gega që mposhtet nga ish-skuadra që e nxorri kampion dy vjet më parë.


TIRANA 0-1 TEUTA
Me gjysëm ekipi arriti të mposhtë Kukësin në debutim, por kur iu rikthyen lojtarët provoi humbjen e parë, nga Teuta që konfirmohet ‘macja e zezë’ e bardhebluve. Në stadiumin e Pogradecit, u zhvillua një ndeshje spektakolare, me Teutën që u shfaq më e saktë në rastet që iu dhanë. Ishte Lorenco Vila, i cili pas një krosimi të marrë nga Dejvi Bregu nga goditja e dënimit, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Bekaj. Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Egbo, që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa sukses. Kobina në minutën e 80’, lëvizi bukur nga krahu i djathtë, pro gjuajtja e tij u ndal te shtylla, ndërsa Vangjeli dy minuta më vonë, kishte përsëri një mundësi të artë shënimi, por u ndal në fund nga portieri Frashëri. Teuta kështu regjistroi fitoren e parë për këtë sezon, ndërsa Tirana pësoi humbjen e parë.

LAÇI 1-1 KASTRIOTI
Një ndalesë atëherë kur nuk e priste. Laci merr barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë i ndalur në shtëpi nga Kastrioti. Golin vendimtar e shënoi Sebino Plaku, spektakolar në kontroll e goditje, në minutën e dytë shtesë. Tronditet Armando Cungu që sheh të humbasë katër pikë në dy javët e para, edhe pse skuadra e tij është ndërtuar për objektiva të rëndësishëm. Ai që befason është Kastrioti i Ndreut që, pasi mposhti Partizanin, merr pikë edhe në Lac duke kryesuar tashmë renditjen me 4 pikë në dy ndeshje. Më e rëndësishme për krutanët ishte se barazuan rezultatin duke luajtur me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Rezit në minutën e 65.

APOLONIA 2-2 BYLIS
Ndeshje me ritëm e plot emocion në Loni Papuciu, me Apoloninë e Bylis që kërkojnë fitoren me forcë, por në fund marrin një 2-2 që i lë njëkohësisht të kënaqur e pakënaqur. Fierakët qajnë avantazhin e dyfishtë të cuar dëm, ndërsa mallakastriotët zgjimin e vonë. Në derbi, u duk se gjërat po shkonin mirë për bardhejeshilët. Haxhiu në minutën e 7′ e Mihana në të 18′ e bënë të dukej një fitore e lehtë për Apoloninë. Por asnjëherë nuk mund të quash Bylis të dorëzuar. Skuadra e Dovedan reagoi me shpejtësi dhe Ndreca në të 27′ e më pas edhe në të 69′ barazoi rezultatin, duke i dhënë barazimin e dytë radhazi ballshiotëve.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *