• |
ide | kryesore

Shqipëri/ Infektohen 525 persona me COVID-19 dhe humbasin jetën 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit

Arkiva



Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar pozitivë me COVID-19, 525 raste të reja si dhe ka patur 12 humbje jete.

Rastet sipas shperndarjes gjeografike:
222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore ​​ ​525
Të shëruar ne 24 orë​ ​​111
Të shtruar në spitale ​ ​​360
Humbje jete në 24 orë​​​2
Testime ditore​​​ ​1967

Testime totale ​ 141,081
Raste pozitive ​​ 24,731
Raste të shëruara ​ 12,203
Raste Aktive ​​ 11,555
Humbje jete ​​ 559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë​ ​5682
Durrës ​980
Fier ​ ​ 916
Korçë ​ ​753
Shkodër ​ 645
Elbasan ​ 565
Lezhë ​ 545
Vlorë ​ 506
Berat ​ 326
Kukës ​ 267
Gjirokastër ​ 256
Dibër​ 114



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *