• |
ide | kryesore

Roma vatër infeksioni: pozitiviteti i Fazio, Santon e Pellegrinit pengojnë Kumbullën në kombëtare

-Instant, F1, Sport



Rriten rastet e pozitivitetit ndaj koronavirus në shtëpinë e Romës: pas rasteve të Dzekos e portierit të të rinjve Boer, në fakt, janë zbuluar edhe ato të Federico Fazio, Davide Santon e Lorenzo Pellegrini. Mbrojtësi anësor, ish-Inter, ka punuar mënjanë prej rreth 10 ditësh për shkak të një dëmtimi, ndërsa mbrojtësi argjentinas e mesfushori italian ishin të dy në Marassi për sfidën kundër Genoas. Negativë në testin e të shtunës para garës, ata kanë rezultuar pozitivë të hënën.

Të dy i janë nështruar tamponeve të reja të martën, kështu si pjesa tjetër e skuadrës. Bëhet fjalë për një problem jo të vogël për Fonseca, që duhet të bëjë pa një tjetër titullar të rëndësishëm, pas mungesës së kapitenit. Po sot është mësuar se ka përfunduar infektimi i dy të tjerëve, por që ishin të një date më të hershme, Calafiori e Diaëara. Lojtarët kanë marrë aftësinë sportive e mund ti bashkohen pjesës tjetër të grupit.

Kjo është edhe arsyeja përse Marash Kumbulla është penguar nga Roma të vihet në dispozicion të kombëtares kuqezi dhe teknikut Edy Reja. Natyrisht FSHF është duke u munduar të zgjidhë situatën për ta patur lojtarin në fushë për tre ndeshjet e nëntorit, por prioritetin në këtë moment e kanë rregullat e ASL në Romë, që duhet ta aprovojnë udhëtimin e lojtarit, në kohën kur vështirë se ndodh, për shkak të futjes së gjithë ekipit verdhekuq në qendër grumbullimi, sipas protokollit.

PELLEGRINI NË INSTAGRAM: “KAM SIMPTOMA, POR JAM MIRË ”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *