• |
ide | kryesore

Basha-Ramës: Ti merresh me vizatime dhe Instagramin, unë kam vënë jetën time në shërbim të vendit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në videomesazhin e tij shprehet se kryeministri Edi Rama, në vend të shpëtojë ekonominë dhe të merret me menaxhimin e situatës, përhap shpifje ndaj tij.

Më tej Basha ka shtuar se Rama duhet të zbatojë planin e tij për të luftuar pandeminë dhe për të shpëtuar jetë.

“Rama, duhet të të vijë turp nga vetja. Në vend që të luftosh kovidin, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët – ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje. Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë.

Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme. Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti. Sepse ti nuk je ne gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë. Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës. Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë.

Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare. Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish. Për të gjitha këto po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë. Por tani do të investoj çdo minutë të kohës time që pas 8 vitesh dështimesh të tua, të të mposht në zgjedhje, dhe bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për ti dhënë një shpresë të re njerëzve. Për ti korrigjuar të gjitha dështimet e tua. Gjithçka që premtove dhe nuk përmbushe.

Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Hiqua paratë që u dhe miqve të tu dhe jepja ato spitaleve për më shumë mjekë, infermierë dhe kujdes për të sëmurët. Jepu ndihmë financiare qytetarëve, të gjithëve pa përjashtim. Merr urgjentisht masa për çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve që vetëm janë rritur gjatë kohës tënde.

Rikupero dëmet e tërmetit, për të cilat shumë flet e pak bën. Mjaft e bllokove rrugën drejt Bashkimit Europian dhe të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë. Ne do të mposhtim ty dhe do t’i japim fund gënjeshtrave dhe premtimeve të tua të rreme.  Do ecim të sigurtë drejt Europës për të garantuar njëherë e mirë të ardhmen tonë”, tha Basha.



10 Comments

  1. basha eshte ne sherbim te serbit oligarkeve qe i dhurojne vila dhe rames qe e mban si ujt e paket se po mos eshte luli opozitar do te ishte i humbur tani

  2. Ti po , je stermundu shume dhe po pret pushtetin per me ja fut me thelle ketij mileti dhe me bo edhe ti ndonje leke se je per gjynof .
    Nje sistemi pa rregulla, pa ndeshkueshmeri , pa drejtesi , nje sistem ku edhe ato pak rregulla qe ka nuk zbatohen nuk mund te prodhoj udheheqes por vetem tirane dhe hajduter te tipit Nano , Berisha , Meta , Basha dhe mbi te gjitha ekzemplarin e ekzemplareve ne kurveri e hajduteri Ram Pall Kristaq karakurven .
    Nuk eshte faji juaj , faji eshte i sistemit qe ju late ne fuqi , por mbi te gjitha eshte faji i ketij populli hajvan qeju ndjek nga pas si nje lypsiar . Nuk eshte faji juaj por i ketij populli te tredhur kemb e koke .

  3. T’i as me “t’i” se meriton me t’u drejtu….
    Nuk gjinden fjalet…, e shtroj per zgjidhje, çfare krijese meriton me iu drejtu….
    Çfare fatkeqesie per kete popull…
    Shko dorezoje shtetesine e huaj dhe, behu Shqiptare te pakten….
    Nxjerr ndonje nga shoq…. te pakten te flase ne veten e trete (per floririn e nxire me boje black si t’y)…. dhe, jo ne veten e pare…..
    Kuje eeeeeee e madhe eeeeeeee ! Uaaaaaaaaaaaaaaaaa!
    Ai qe drejton thote Une jam me i miri nder te keqijte! Ky thote….
    Mjerim pa fund……
    O Zot na shpeto, pa fund….. Amin

  4. Perpara Lul Basha. Hienat kete detyre kane marre nga? mashtrues. Eshte hedh ne sulm grupi propogandes.✌✌✌

  5. E pa besueshme!!!!
    Luli ka vene tere jeten e tij ne sherbim te kombit.
    Lulo paske qene vertet kalomo por une s’kam besu.

  6. Edhe une po te kisha nje vile ne Hollande, nje vile te gjiri Lalezit, nje penthaus ne Tirane, nje vile me pishine ne Tirane, benz 100 000euro, dhjetera miliona euro ne emer te kunatit edhe vjehrit, familjen ne Hollande (as shtetesi shqiptare jo)….. edhe une do e kisha vu jeten ne sherbim te atdheut. Do e kisha shkri fare jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *