• |
ide | kryesore

Berisha: Nuk akuzoj Thaçin për vrasje, por për tradhti kombëtare të varet në shtyllën e historisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se asnjëherë nuk e ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se e ka vrarë gazetarin Ali Uka.

“Kurrë në jetën time nuk e kam akuzuar Hashim Thaçin për Ali Ukën. Ali Uka është vrarë dhe ka pasur shok dhome Hashim Thaçin”, – ka thënë Berisha në Rtv Dukagjini.

Berisha tha se po ta dinte se Thaçi ka lidhje me vrasjen e Ali Ukës, do ta akuzonte publikisht.

“Po të kisha dijeninë më të vogël në vrasjen e Ali Ukës, nuk do të hezitoja të dal publikisht me akuza ndaj Thaçit”, – ka thënë Berisha.

Megjithatë Berisha nuk u kursye në akuza të tjera për Thaçin për të cilin tha se ka bërë gjithçka për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Hashim Thaçi bëri gjithçka për shkëmbim territoresh me padronin e tij, Vuçiqin. Edi Rama bëri gjithçka për ndarjen e copëtimet të Kosovës. Së bashku me Baton Stanishiqin ndërtuan 3 viteve të fundit dhe bënë një fushatë për ç’bërjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Prandaj, në qoftë se unë s’pranoj kurrë akuza ndaj tij apo ndaj tyre për kanibalizëm siç ishte formuluar akuza e Gjykatës Speciale, absolutisht për aktet që i kanë kryer ndaj Kosovës do t’i varja të 3 në shtyllën e turpit të historisë kombëtare shqiptare dhe do t’i dënoja ata me dënimet më të rënda për tradhti kombëtare”, – u shpreh Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ma plak shkerdhat s’bohet.

    Nga ish sekretar PPSH, u be antikomunisti me i modh.
    Nga zorraxhi qe lavderonte Ramiz Alise naten e themelimit te PD, u be kryatar i PD.
    Nga president qe urdheronte xhandaret e vet me raf gazetaret, e shpall veten dashnor te fjales se lire.
    Iu vra baxhanaku ne Gerdec dhe thote qe nuk e njoh.
    I solli varet e “ushtareve” greke deri ne Berat, i fali detin Greqise dhe prap bo si patrioti me i modh.

    Hashim Thaci qe doli me luftu me arme ne dore eshte tradhetar. Ky bythqir plak qe miratoi raportin e atij pederastit zvicerian, del patriot.
    Lulzime kurva qe mblodhi prova per raportin e Dik pederastit, PA ASNJE KONTRIBUT NE PD, bohet minister i jashtem, minister transportesh, minister i mbrendshem dhe trashegon partine.

    1. Bravo?
      Per me teper,
      1-shiti naftën ushtrisë Serbe,
      2- shkatërroi 180 miliardë $ asete te ushtrisë shqiptare.
      3- vodhi kursimet e popullit me piramidat.
      4- Nxiti luftën civile te 97 dhe tentoi te përçarje veriun dhe jugun.
      5- na antaresoi ne Ligen muslimane duke na etiketuar si vend islamik. Sot na vjen habi pse Amerikanet na fusin naj herë ne Middle East.
      6- Vrau patriotet e luftës se Kosovës si Remzi Hoxha.
      7- Lejoi miratimin e ligjit 7501, molla e sherrit mes vëllezërve per pronat dhe shkatërroi çdo prodhimtari ne Shqipëri.
      8-nje vit përpara pushtimit Serb te Kosovës destabilizoi Shqiperine (si me porosi)

      …..doni me per agjentin me te madh te ish UDB-se Sali Berisha alias agjenti “bisturia”?

      1. Ka dicka qe nuk shkon:
        – Nafta ushtrise Serbe eshte shitur nga Kastrati & Geci (oligarket e Rames)
        – Asetet (rraqet) e ushtrise shqipetare ishin thuajse pa vlere dhe ne shume raste sollen vdekjen e perdoruesve..(pilotet apo ushtaret)
        – Kursimet e Popullit shqipetar qe preferoi ti conte tek Sudja dhe jo ne banke, nuk i vodhi Saliu por budallalleku i njerezve.. Edhe ne amerike ndodhi se fundmi(ceshtja Madox)
        – Luften civile e nxiti PS-ja me njerezit e mbetur te byrose politike e te sigurimit te shtetit..mjafton ti numerosh ..
        – Remzi Hoxha ka histori tjeter. Informohu dhe pastaj shkruaj budallalleqe.
        – Ligji 7501 i beri te gjithe me nje cope toke per te mos i lene te vdesin urie (ishte ligj i kerkuar nga PS-ja e deriatehershme)..
        – Destabilizimi i Shqiperise nuk kishte te bente fare me luften e kosoves..ja fute kot..Akuzat e ridhjerjes

        1. Kastrati e Geci kan qene financuesit me te medhenj te Berishes ne te gjitha fushatat. Nafta eshte shitur nga organe shteterore e jo nga private

  2. Ai qe ben zullumet me te medhaja. Ai eshte qe do te ngrej dhe me shume pluhur qe mos te duken ato cfar ka ber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *