• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shihni ç’thoshte Rama dikur për zv.ministrin e tij: Propagandist që flet broçkulla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Besart Kadia u emërua sot në postin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Ish-koordinatori i Partisë Demokratike që e kishim parë shpesh të artikulonte publikisht kritika dhe akuza të ashpra kundër qeverisë “Rama”, sot e tutje është pjesë e kabinetit të tij.

Kohë më parë gjatë intervistës në emisionin “Të paekspozuarit”, Rama është vënë përballë një analize të Besart Kadisë lidhur me korrupsionin dhe qeverisjen në Shqipëri. Me shpotinë që e karakterizon, Rama e klasifikoi Kadinë thjesht si një propagandist nga radhët e Partisë Demokratike, në një përpjekje për të zhvlerësuar ato që ai thoshte. Sot katër muaj para zgjedhjeve, duket se Rama dhe Kadia kanë ndryshuar mendje të dy.

Kryeministri e bëri pjesë të kabinetit të tij qeveritar ish-koordinatorin e PD-së që e quante thjesht “propagandist”. Edhe Besart Kadia që pak kohë më parë mendonte se qeveria Rama ishte në ditët e saj të fundit, zgjodhi pikërisht rreth 170 ditët e saj të fundit për t’i dhënë ‘një dorë’. Por kësaj radhe jo si opozitar, por duke u bërë pjesë e kësaj qeverie.

©LAPSI.al



8 Comments

  1. Mua me duket pozitive, ne rradhe te parenuk eshte perfolur kurre per korrupsion apo qe te jete nje nga keto interesaxhinjte tip Taulant Balla po Salianji. Si ekonomist artikulon shume mire politikat ekonomike te djathta e ketu ngre pak pikepyetje se si do mund ti aplikoje ne nje qeverisje te majte (po tek ne qeveria e sotme eshte nder me te djathtat qe kemi pasur ne 30 vite tranzicion me vetek koncesione e ppp). Personalisht mendoj qe ka pranuar postin si ftese direkte e ministres duke qene qe kan miqesi personale

    1. Ai nuk eshte perfolur per korrupsion sepse punon per korruptuesin kryesor ne vend. Tani ka shkuar ti firmose atij ca letra.

  2. Se mos eshte rasti i pare dhe politikani i par qe ben keto gjera. Ca ska then sala per meten dhe anasjelltas. Politika kurv.

  3. Po mos të ishin kaq shumë bastardë në Shqipëri ,do të ishte një vënd i zhvilluar.Fatkeqsisht bastardismi do të jetojë dhe për shumë akoma.

  4. Rames I pelqejne njerezit me 100 FYTYRA se è ka me te lehte ti perpunoje si do vete, po mjekren do ta rruaj apo I ka marre leje shefit qe ta mbaje. Bir Selman I nenes ke te qaje me pare, qeveri me zdromsat e lagjes se bllokut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *