• |
ide | kryesore

Trojka europiane shtyn për vitin tjetër hapjen e negociatave

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga e majta ne te djathte Ana Paula Zacarias, Michael Roth, Gašper Dovžan

Shpresat e zbehta se drita jeshile drejt BE-së do të hapej gjatë presidencës gjermane duket se ka marrë sot një goditje të pakthyeshme.

Konferenca Ndërqeveritare mes Tiranës dhe Brukselit që shënon hapjen reale të negociatave të BE-së nuk do të zhvillohen as këtë muaj e as në dhjetor. ngushëllimi i vetëm për Shqipërinë është fakti se ndryshe nda sa pritej edhe këtë fundvitin nuk do të ndahemi nga Maqedonia, të cilës gjithashtu me sa duket do i shtyhet data për vitin tjetër.

Edhe pse ishte parashikuar ë gjatë Presidencës gjermane, Shkupi  ta mbante konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa Tiranës ky bonus do ti jepej vetëm nëse plotësonte kushtet, kjo çështje është shtyrë vitin e ardhshëm e sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit kur presidencën e ka një vend ballkanik si Sllovenia.

Justifikimi është gjetur në petkun e traditës sipas së cilës vendimet e rëndësishme për Ballkanin janë marrë kur presidencën e kanë shtete të rajonit. por edhe për shkak të Pandemisë, si dhe zhvillimeve politike kryesisht në Shqipëri, ku përpara janë zgjedhjet parlamentare.

Kjo u bë e ditur nga konferenca e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth bashkë me homologët e tij nga Portugalia, Ana Paula Zacarias dhe Sllovenia, Gašper Dovžan, ku është diskutuar që tre partnerët po punojnë për drejt hapjes së konferencave të para për dy vendet e Ballkanit.

Tre ministrat kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku përfshihet pikërisht edhe kjo pikë. “Zgjerimi i BE është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Treshe (Presidenca gjermane e BE-së do të pasohet 6 muaj nga Portugalia dhe Sllovenia në gjysmën e 2-të e vitit 2021). Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis”, thuhet në deklaratë.

Në fillim të këtij muaji ishte parlamenti hollandez ai që mbështeti qeverinë e tij për të mos i dhënë dritën jeshile vendit tonë. Holanda ishte e mendimit se “përfundimi i Komisionit Europian se pothuajse të gjitha kushtet janë përmbushur është i parakohshëm”.

DOKUMENTI/ Holanda kundër negociatave me Shqipërinë, dritë jeshile për Shkupin

Përpara Holandës shumë eurodeputetë dhe figura të larta të Bundestagut Gjerman e kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare që të mos bënte hapa të njëanshëm dhe jo konsensuale në miratimin e reformës zgjedhore se ketë gjë do ta paguante me çmimin e integrimit të Shqipërisë. Duket se një gjë e tillë tani është bërë realitet.

Shtohen thirrjet që Rama të presë Venecian: Rrezikoni integrimin

I vetmi lehtësim për shumicën në pushtet është fakti se nëse mbetet në fuqi vendimi i trojkës Europiane për ti nisur bisedimet ndërqeveritare gjatë presidencës Portugeze (në gjysmën e 1-të e vitit 2021), ose më pas gjatë asaj (Sllovene në gjysmën e 2-të e vitit 2021), Shqipëria i shpëton turpërimit të ndarjes edhe Maqedonia.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Me gjithë këtë zullum që ka bërë Rama as që diskutohej kjo punë.Problemi është që sa do vazhdojë???Akoma gjykata kushtetuse spo plotësohet me numrin e duhur.Po ashtu dhe gjykata e lartë.Por Europa po shef që dhe ato istitucione të tjera ligjore që janë formur nuk po veprojnë.Keq na vjen për Shkupin që se ndanë ,për ata shqiptarë atje.Nuk e di nëse shqiptarët akoma besojnë në sektin Rilindja.Të shpresojmë Jo!!

  2. Ku qendron problemi K’TU …!!!!
    Ata jane te gjithe ne rregull, ama krejt super, me interesa ekonomike personale te plotesuara ne max dhe me rritje galopande ne kete jete vdekjeje per se gjalli per mazhorancen popull …!!!
    Mjerim pa fund per kete popull dhe me keq parashikohet ne horizont (s’keni pare gje akoma/ nuk e perdorin kot)!!!

  3. Me ligësinë e zakonshme dhe intelektin e ulët Lulzim Basha, jo për të parën herë, shprehet se “As unë dhe as përfaqsuesit e opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë përhapje jashtë kontrollit. Këto nuk janë shifra reale. Unë personalisht kam dy të shtruar…”

    Çfarë informacionesh të tjera kërkon “specialisti” dhe “shpëtimtari” Basha përveç atyre që jepen çdo ditë (njësoj si në vendet e tjera evropiane), si: numri i të testuarve, të infektuarve, të shtruarve në spital, të intubuarve dhe të të vdekurve?!

    Nëse përhapja e virusit në Shqipëri paska ardhur nga “mungesa e testimeve”, po në vendet perëndimore (shumë prej të cilave janë më keq se Shqipëria) nga ka ardhur kjo përhapje?!

  4. Testimet percaktojne numrin e individeve te infektuar, trajtimin e tyre mjekesor dhe izolimin per te mos infektuar te tjeret dhe ne fund per rastet fatale, per percaktimin e shkakut te vdekjes.
    Statistikat flasin per vdekshmeri 28% me te larte se mesatarja qe do te thote vdekjet kane ardhur per shkak te covid. Shtrigat nuk i kane ngrene keta njerez por kane vdekur per mungese te trajtimit mjekesor.
    Edhe qeveri pushtuese po te kishim do te ishte me humane se sa kjo simotra e covid.

  5. Mosssss, spirdhopali, lant palla dhe damlla qi-knuri kishin bo gati nje shishe me shurrepanje per ta hap me rastin e fitorjes dhe “hapjes se shaleve” te mamqices po hic

  6. Vetem nje naiv (ne rastin me te mire),apo nje injorant (ne rastin normal),mendon se BE,do te merret me Shqiperine,seriozisht,sepse edhe Shqiperia (d.m.th. qeveria e saj),nuk eshte marre seriozisht,jo vetem me BE,por edhe me vete Ballkanin,,bile edhe me Ameriken.Pra me nje qe din vetem te tallet me te tjeret,natyrisht qe edhe ata te tjeret,do te tallen (sikurse po bejne konkretisht) me te.BE,ne fakt,perpiqet qe te mos i largohet Serbia (tek rusi,e kinezi),ndersa per Shqiperine,as qe i behet merak,seepse e din,se nuk ka ku te shkoje.Perpjekjet me minishengene e brockulla si kjo,as gje nuk i shqeteson,por vetem nxjerr ne pah,qeverine tone te rilindjes,qe edhe,pa kete,e njohin ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *