• |
ide | kryesore

Albin Kurti akuzon Ramën: Nuk guxon të thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë

Arkiva



Albin Kurti ka thënë se prej kohe4sh me Edi Ramën nuk kane4 qe4ndrim te4 nje4jte4 pe4r Presidentin e Serbise4, Aleksandr Vuçiç.

Sipas Kurtit, Rama nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë.

Lexo më tej: Kurti: Rama nuk guxon të thotë vërtetën për presidentin e Serbisë 

Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohet si komb teksa ka qëndrime të ndryshme ndaj Serbisë. Sipas tij, këto dy shtete nuk e kanë luksin që të dallojnë me qëndrime sa i përketë Beogradit.

“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them. Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përketë Beogradi”, është shprehur Kurti. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *