• |
ide | kryesore

Nations League/ Një rast me Covid anullon Rumani-Norvegjia: ja të gjitha sfidat e ditës

-Instant, Sport



Rumani-Norvegji nuk do të luhet. Uefa ka njoftuar se ndeshja e Nations League në program sonte është anulluar pasi autoritetet norvegjeze kanë vendosur të ndalojnë udhëtimin e kombëtares në Bukuresht për shkak të një rasti me Covid. Mbrojtësi Omar Elabdellaoui, që luan me Galatasaray, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus e ministri i Shëndetit i ka kërkuar Federatës të respektojë rregullat e karantinës, që rekomandojnë izolimin. Norvegjia rrezikon tani humbjen 3-0 në tavolinë: nuk ka data të mundshme në kalendarin ndërkombëtar për të rikuperuar sfidën. Uefa ka deklaruar se e ka dërguar rastin në komisionin e saj të disiplinës.

Norvegjia është aktualisht me pikë të barabarta me Austrinë në krye të grupit të tyre në Ligën B. Nordikët do ta luajnë ndeshjen e fundit të Nations League të mërkurën kundër Austrisë. Në një letër për ministrin, publikuar në faqen zyrtare, Federata ka pranuar se i frikësohet “pasojave për mungesën e pjesëmarrjes në këto ndeshje”. Të mërkurën miqësorja mes Norvegjisë e Izraelit ishte anulluar, pas zbulimit të një rasti pozitiv me Covid në radhët e kombëtares izraelite.

Në fushë, mbrëmjen e sotme nuk do të mungojnë ndeshjet e rëndësishme. Hollanda pret Bosnjen, ndërsa Italia Poloninë, për të vendosur kreun e grupit A1. Ndeshja më interesante megjithatë është ajo në A2 ku Belgjika do të presë Anglinë. Për të mos u humbur edhe përplasja e Turqisë me Rusinë në B3, ndërs Kosova do të jetë e impenjuar në transfertën me Slloveninë në C3.

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 1
18:00 Netherlands ? – ? Bosnia and Herzegovina
20:45 Italy ? – ? Poland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 2
20:45 Belgium ? – ? England
20:45 Denmark ? – ? Iceland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 1
20:45 Austria ? – ? Northern Ireland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 2
15:00 Slovakia ? – ? Scotland
20:45 Czech Republic ? – ? Israel
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 3
18:00 Turkey ? – ? Russia
20:45 Hungary ? – ? Serbia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 4
18:00 Bulgaria ? – ? Finland
18:00 Wales ? – ? Ireland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 2
15:00 North Macedonia ? – ? Estonia
18:00 Georgia ? – ? Armenia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 3
20:45 Moldova ? – ? Greece
20:45 Slovenia ? – ? Kosovo
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 4
18:00 Albania ? – ? Kazakhstan
18:00 Belarus ? – ? Lithuania



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *