• |
ide | kryesore

Një infermiere rezulton pozitive me COVID-19 në spitalin e Beratit

-Instant, Lajme, Të fundit



Infektohet me Covid-19 një infermiere e stafit të bluzave të bardha në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak se mjekët dhe infermierët e këtij reparti kanë qëndruar me javë të tëra në shërbim të pacientëve me Covid dhe nuk janë larguar në banesat e tyre, mendohet se infektimi i infermieres të ketë ndodhur brenda repartit.

Burimet zyrtare pranë Institutit të Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se, i gjithë stafi i mjekëve dhe infermierëve të Repartit të Karantinës Covid do ti nënshtrohet tamponit, për të identifikuar kështu nëse kemi të infektuar të tjerë apo jo mes bluzave të bardha në këtë repart. Nē Repartin e Karantinës Covid-19 që është instaluar brenda ambjenteve të Spitalit Rajonal Berat ndodhen aktualisht të shtruar 34 pacientë të infektuar me Coronavirus, ndërkohë që aty shërben një staf prej 12 mjekësh, infermierësh dhe sanitarësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *