• |
ide | kryesore

Vrasja në Fier/ 52-vjeçari mohon autorësinë, por ka pasur konflikt me viktimën

Arkiva, Lajme, Të fundit
hoteli Shkodër



50-vjeçari i arrestuar mëngjesin e sotëm, Fatmir Hoxhaj nuk e ka pranuar autorësinë për vrasjen e Ahmet Toskës.

Raportohet se prokurorisë i kanë lindur dyshimet për shkak të së kaluarës së Hoxhajt. Në një periudhë në të shkuarën, ai ka pasur konflikt me viktimën. Lajmin e jep ABC News, duke cituar burime nga Prokuroria.

Gjatë hetimit për një muaj, prokuroria ka pasur përgjime mjedisore, ambientale që e kanë çuar drejt bindjes se Fatmir Hoxhaj mund të ketë gisht në këtë vrasje.

Megjithatë, mbetet për t’u shqyrtuar edhe motivi i pronësisë, apo nëse vrasja është bërë për motive të dobëta.

Hoxhaj mbetet në pozitat e të dyshuarit, ndërsa burime për abc neës bëjnë të ditur se hetimet vijojnë.

Mendohet se ka edhe persona të tjerë, që dyshohen për bashkëpunues apo ndihmës në fshehjen e armëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *