• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari-Ramës: Qytetarët i keni ndihmuar vetëm me 2 mijë lekë të vjetra

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja Rudina Hajdari akuzoi sot në Kuvend qeverinë për mungesë ndihmese ndaj qytetarëve edhe pse mundësia ka qenë.

Hajdari tha se qeveria iu ka dhënë qytetarëve vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë, përgjatë muajve të krizës.

Ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke e pyetur se si mund të përballohet jeta me kaq të ardhura.

“Gjatë vitit 2020 qeveria pseudo e majtë iu ka dhënë qytetarëve në krizën më të madhe 110 milionë euro. Po ta shpërndajmë këtë shifër do të dalë që cdo qytetar ka marrë 400 mijë lekë të vjetra për tre muaj. Në këto tre muaj i bie që këto banorë kanë 130 mijë lekë, ku ato paguajnë 70 mijë fatura në muaj dhe iu mbeten vetëm 60 mijë lekë. Kështu, qytetarët kanë marrë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë. Po çfarë mund të bëhen sot me 2 mijë lekë të vjetra? Më thoni kryeministër si mundet sot një qytetar të shtyjë ditën me 2 mijë lekë të vjetra, në këtë kohë pandemie e krize? Qytetarët janë të lënë në mëshirë të fatit. Kjo krizë e madhe erdhi, sepse ju vetëm paguat koncesionet më shumë se qytetarët. Nuk është e vërtetë që qeveria nuk ka pasur mundësi ekonomike për të ndihmuar qytetarët gjatë pandemisë. Sot ne po përballemi me pasoja shumë më të mëdha”, deklaroi Hajdari.



4 Comments

  1. Dole ti moje sharabajg te” flasesh” kunder Rames kur ishe ti qe e mbajte ne pushtet e votove ndryshimet kushtetuese e cdo ligj tjeter. Nuk e kupton qe je bere e peshtire me qendrimet e tua e te Murtrrizit. Ti , Patozi, Topi, Topalli, Mutrrizi krijuat partite per minuar opoziten e per te mbajtur Ramen ne pushtet. Kuptohet zbatuat urdherin e Rames o te neveriteshem . Llogarite Jane te thjeshta kerkoni ti humbni PD tre deputet keto jo se do i merni ju por ne nje qark sopozojme se PD i ka marr ne nje qark 5 deputet me votat fiks per 5 deputet ju mjafton ti hiqni PD 100 vota i hiqni PD nje deputet. Ju te pese partit bashkerishte nuk merni asnje deputet . Per kete shperbleheni nga Rama me poste te ndryshme ashtu si neri me Boden , Bregun, e se fundemi , Kadin si zv. minister .Kete beni ju o te neveriteshem

  2. Shikoni ne Berat , Bindja ka fushe lirie neper disa drejtori vetem e vetem te humb Basha por shpresoj qe populli te kuptoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *