• |
ide | kryesore

Mardhënie intime me një minorene: arrestohet polici, kampion olimpik në 3000 metra me pengesa

-Instant, Sport



Kampioni olimpik në 3000 metra me pengesa, e bikampioni botëror, keniani Conseslus Kipruto është lënë i lirë me kusht pasi u arrestua me akuzën se ka kryer mardhënie seksuale me një vajzë 15 vjecare. Sipas Bbc, seanca dëgjimore për këtë cështje është fiksuar në maj të 2021, pak muaj para Olimpiadës së Tokyos ku 25 vjecari, që për më tepër është një polic, duhet të mbrojë titullin olimpik.

Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për kenianin, që tani rrezikon një dënim të rëndë. Për më tepër, Kipruto kishte hequr dorë nga etapa e Diamond League në Monaco pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *