• |
ide | kryesore

Reja me dhimbje koke: Hysaj pozitiv me COVID-19, nuk luan me Bjellorusinë

-Instant, F1, Sport



Covid 19 godet përsëri kombëtaren shqiptare. Këtë herë Edy Reja duhet të heqë dorë nga njeriu i tij i besuar Elseid Hysaj, që ka rezultuar pozitiv në testin përpara ndeshjes së fundit të Nations League kundër Bjellorusisë. Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Napolit, do të mungojë kështu në finalen për vendin e parë kundër bjellorusëve për shkak të COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë. Lojtari, sipas asaj që mësohet është asimptomatik. Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *