• |
ide | kryesore

“Jam mirë, por mbani maskën”: reagon Hysaj pas infektimit me Covid

-Instant, Sport



Nuk është periudhë e favorshme për Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit dhe kombëtares, pasi mungoi në tetor për shkak të situatës pandemike, me klubin italian që nuk e lejoi të nisej drejt Shqipërisë, tashmë do të mungojë në ndeshjen vendimtare me Bjellorusinë, që përcakton fituesin e grupit C4, pasi rezultoi pozitiv për Covid 19 pas testit të bërë para ndeshjes. Hysaj ka reaguan në rrjetet sociale, duke falenderuar për interesimin e duke dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë, në këtë periudhë të pandemisë Koronavirus.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Sot dola pozitiv me COVID-19. Falë Zotit, jam mirë dhe s’kam simptoma, por bëni kujdes! Përdorni maskat! Forca Shqipëria dhe do kthehem së shpejti!” – shkruan Hysaj në story, pa harruar të motivojë shokët e skuadrës për takimin kundër Bjellorusisë, ku vendi i parë arrihet vetëm në rast fitore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *