• |
ide | kryesore

Djali i emblemës së Arsenal nuk kalon provimin me Gunners: Mitchel zhgënjen Bergkamp

-Instant, Sport



Arsenal ka vendosur të mos e marrë në skuadër Mitchel Bergkamp, i biri i golashënuesit historik hollandez Dennis (423 ndeshje 120 gola), në përfundim të një jave provë. Tetorin e kaluar Bergkamp junior, që është mesfushor, është stërvitur me skuadrën Under 23 të Steve Bould, në London Colney, pas ftesës së marrë. Eksperienca e mëparshme e djaloshit 22 vjecar është me Almere City, skuadër e divizionit të dytë hollandez nga ku është liruar në verë.

Mitchel Bergkamp, i rritur në Londër, edhe pse u largua nga Anglia në 2006, ka treguar gjithnjë shumë dëshirë për të luajtur për Gunners, por nuk do të jetë e mundur. “Im atë ka luajtur edhe për Inter e Ajax, dy klube të mrekullueshme, por tek Arsenal ndihesh si në shtëpi”, tha ai gjatë një interviste me ELF Voetbal vitin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *