• |
ide | kryesore

Ekspertët parashikojnë rrënimin e karrierës së Depp

-Instant, Paparazzi, Slider



Vetëm disa ditë pasi e humbi procesin gjyqësor kundër tabloidit The Sun, Johnny Deppit iu kërkua që të largohej nga vazhdimi i tretë i filmit “Fantastic Beasts”.

Mirëpo, ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi dhe se drama në lidhjen e tij me aktoren Amber Heard do t’ia rrënojë karrierën. Në fakt, karriera e tij e ka marrë teposhtën që nga viti 2016, kur ish-bashkëshortja e akuzoi për dhunë familjare. Që nga ajo kohë, mediat kanë hulumtuar vazhdimisht që të nxjerrin sa më shumë detaje nga jeta personale e aktorit, në veçanti nga lidhja me Heard Autorja J. K. Rowling në vitin 2017 i kishte dalë në mbrojtje Deppit duke thënë se ajo dhe regjisorët ishin të lumtur që ai portretizon rolet në filmat e tyre, mirëpo tash gjërat kanë ndryshuar, Ëarner Bros i ka kërkuar të heqë dorë nga roli.

Në bazë të fjalëve të ekspertëve, ky ka qenë një vendim logjik dhe se asnjë studio nuk do të dëshironte të kishte lidhje me njerëzit që etiketohen si të abuzues, sepse injorimi i gjërave të tilla do të jepte mesazh të gabuar në publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *