• |
ide | kryesore

Juventus kërkon blerjen e Moratas, lojërat nuk bëjnë punë me Atleticon: “Paguani”

-Instant, F1, Sport



I mjaftuan pak muaj Alvaro Moratas për ti heshtur të gjithë skeptikët e ti bindë të gjithë. Me gola e përfaqësime të mira, sulmuesi spanjoll ka magjepsur gjithë ambjentin e tani Juventus po mendon ta blejë me titull përfundimtar verën e ardhshme, duke derdhur në arkat e Atletico Madrid 45 milionë të tjerë që i shtohen 10 të paguara për huazimin.

Akordi me Colchoneros është arritur në momentin e transferimit në huazim: bardhezinjtë mund ta marrin në verë duke derdhur 45 milionë euro, por mund ta shtyjnë për një tjetër sezon duke paguar 10 milionë të tjerë ose mund ta blejnë në fund të sezonit 2021-2022 për 35 milionë. Opsione të ndryshme, por shumë nuk ndryshon: duhen 45 milionë të tjerë.

Një shifër që në shtëpinë e Atleticos nuk kanë ndërmend ta ridiskutojnë, si kuptohet nga fjalët e presidentit Enrique Cerezo. “Eshtë një lojtar i Atletico Madrid, ka shkuar në huazim për dy vjet. Juventus ka një opsion për ta blerë, nëse e do duhet të paguajë – ka thënë ai për ‘El Larguero’ -. Tani Morata e gjeti rrugën e po vrapon. Meriton gjithcka është duke bërë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *