• |
ide | kryesore

Si arritën në një bashkëpunim Justin dhe Shawn

-Instant, Paparazzi, Slider



What if I, what if I fall? Then am I the monster? Just let me know!”- është ky refreni që bëri bashkë Justin Bieber dhe Shawn Mendes në projektin e quajtur “Monster” që prej mëngjesit të sotëm po çmend dynjanë dhe është “5 on trending” në You Tube. Në 10 orë kënga ka arritur 5 milionë klikime dhe pritet të dominojë charter-at muzikorë në SHBA dhe Britani, por jo vetëm.

Është ky rezultati kur dy nga yjet më të njohur  e talentuar kandezë, njëkohësisht dy nga këngëtarët më të suksesshëm në botë të këtyre viteve, bëhen bashkë.

Por, nëse sot të gjithë jemi fiksuar pas bashkëpunimit të tyre, nuk duhet të harrojmë se çunat kanë kaluar në një seri ngjarjesh dhe polemikash, duke habitur jo pak me këtë projekt.

Madje në Twitter gjen statuse të shumta  lidhur me faktin se si Justin ka bashkëpunuar me Shawn, për të cilin tha pak kohë më parë, se nuk e njihte.

Por, çfarë ka ndodhur me Justin dhe Shawn?

E gjithë drama nisi nga historia e ndërlikuar e Shawn me bashkëshorten e Justin, Hailey Baldwin. Në 2018 ato u panë shpesh bashkë, madje ecën krah njëri-tjetrit në tapetin e kuq të “Met Gala-s”.

See the source image

Kur u pyet rreth modeles në intervistën e tij për “Rolling Stone” po atë vit, Shawn tha se ata kanë dalë se bashku për pak kohë para se ajo dhe Justin të lidheshin. Megjithatë, ai u kujdes të shpjegonte se mes tyre gjërat kurrë nuk ishin më shumë se “date” dhe madje as nuk ishin në një lidhje.

Pas rreth dy muajsh nga paraqitja e saj me Shawn ne “Met Gala”, Hailey u fejua me Justin dhe pikërisht këtu filluan thashethemet e pafundme rreth raportit “Justin-Shawn”. Modelja e hoqi menjëherë autorin e hitit “Stiches” nga Instagrami dhe po ashtu fshiu të gjitha fotot që kishte me të.

Justin i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit me këngën e tij “No brainer”, që mendohet se është një “diss” për Shawn, pasi ndër të tjera në vargje thuhet: “Nuk është shumë e vështirë për të zgjedhur mes meje dhe atij. Ji e sinqertë, zemër. S’do mend. Nuk është kaq e vështirë për të bërë një zgjedhje.

Por, në kampin tjetër beteja nuk dukej kaq e egër. Përkundrazi. Shawn vijonte me intervistat e tij, ku shprehej se e ka uruar Haileyn për fejesën e saj me Justin, duke shtuar madje se e merr si super kompliment kur e krahasojnë me Justin në muzikë, duke e konsideruar si shumë të talentuar.

Për ta bërë edhe më të zhdrejtë betejën mes tij dhe Justin, në një intervistë tjetër ai tha se do e pranonte me kënaqësi një ftesë për të kënduar në dasmën e tyre, nëse do i jepej kjo mundësi.

Pa fat! Sepse Justin nuk e ftoi.

Kur gjërat u dukën se po shkonin drejt normalitetit ishte një deklaratë e Shawn, që e cilësoi modelen si “një nga njerëzit me shpirtin më të bukur që ka takuar ndonjëherë”, që do bënte lëmsh rrjetin. Fansat nxituan menjëherë të shkruanin se ai  ka ende ndjenja për bukuroshen amerikane.

Madje ai ripostoi në Instagram edhe një foto me Haileyn nga “Met Gala” e famshme, veprim ky që u pasua nga një “like” i fotos së saj në profilin e Justin. Ky i fundit u kujdes që t’i qetësonte fansat duke thënë se mes tij dhe Haileyt nuk ka absolutisht asgjë dhe janë vetëm shokë.

Justin Bieber duket të jetë një nga ata çuna që nuk e ka aspak problem miqësinë e partneres me ish-at… ose ndoshta jo.

Kur “The observator magazine” e quajtin Shawn Mendes “Princi i Popit” në prill 2019, autori i hitit “Baby” komentoi:

“I duhet të thyejë edhe disa rekorde të tjera që të më rrëzojë mua nga froni.”, duke e ftuar me shaka në një lojë hockey, por më pas tha se thjesht po bënte shaka dhe se qëllimi i të dyve është që të bëjnë muzikë të bukurE sigurisht, si një njeri shumë paqësor, edhe Shawn e mori me sportivitet deklaratën e tij, duke shkruar: “Mund të më ftosh në çdo kohë”.

Pas gjitha zërave e spekulimeve lajmi i mirë është se ata tashmë kanë një këngë së bashku dhe kanë hedhur pas të gjitha keqkuptimet, nëse kanë patur të tilla. Të ketë qenë e gjitha një lojë e bukur reklamimi për të promovuar njëri-tjetrin dhe bashkëpunimin e tyre? Apo Justin dhe Shawn u bënë me të vërtetë shokë të mirë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *