• |
ide | kryesore

Basha: Mora e zotimin e ministrit Di Maio që Italia të ndihmojë Shqipërinë me vaksinimin

-Instant, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar disa detaje të diskutimit të tij me ministrin  e Jashtëm Italian, Luiggi Di Maio.


Basha u shpreh se i ka kërkuar ministrit italian që të ndihmojë Shqipërinë me sigurimin e vaksinës anticovid.


Basha shton dhe se Di Maio ka shprehur interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri.

“Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.
Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë”, shkruan Basha.

 

6 Comments

  1. Mos jete Lulzim Basha ne do kishim mbaruar me kohe.
    Ky ju shkon gjerave deri ne fund. Ky ka marre barren e madhe te perballimit te virusit .
    Bravo Basha , je shpetimtari yne. Tani qe te premtoi Italjani per vaksinen , do fleme te qete per kete ceshtje.
    U sigurua vaksina. Me ne fund.

  2. se çfarë fiton Qeveria që të fshehë vdekjet dhe çfarë fitore politike është e opozitës, nëse vdekjet janë fshehur dhe ajo i zbuloi.

    Fshehja e vdekjeve është një proces ligjor dhe administrativ. Një i vdekur ka një procedurë ligjore që lë gjurmë në përcjelljen e tij në botën tjetër. Që nga shkresa e parë e konstatimit të vdekjes, e deri në funeral, ka një gjurmë të verifikueshme shkresash, që shoqërojnë të vdekurin.

    Duhet të urdhërosh mjekun ligjor të mos regjistrojë shkakun e vdekjes, pastaj me radhë gjithë zinxhirin e administrimit të këtij procesi, deri tek funerali.

    Duhet të korruptosh familjarët të mos tregojnë që i afërmi vdiq nga COVID-19, se dëmtohet Edi Rama. Pastaj duhet të bësh kujdes dhe në lagje apo fshat, të mos merret vesh.

    Dhe akoma më shumë, duket sikur gjithë Shqipëria është e mbushur me besnikë të Edi Ramës, që jetën e japin, por vdekjet i nuk tregojnë nga inati i Lulzim Bashës.

  3. Fiore hollandezi, morri zotimin e ministrit italian……

    A ky fluturo me pras ne bythe mer jahu. Hapet bythesh zari qe pa Saliun as javen nuk e mbush te PDja.

  4. O ti nari katunari, qe na ditke shume, Italise mos ia qaj hallin.
    Po shqipot jane edhe dhi te zgjebosura, edhe ate te shkrete bisht perpjete e mbajne.
    Sa per Bashen, s’ka gje ne dore. Po ju rilindoret keni arkitektin e Shqiperise se re, qe do siguroje vaksina edhe per qente e macet. Lum ju per trute qe keni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu