• |
ide | kryesore

“Bëjnë para me fytyrën time”: Ibra nuk kursen Fifa e FIFPro dhe kërcënon me hetim

-Instant, Sport



I pandalshëm në fushë, po edhe jashtë saj. Zlatan Ibrahimovic është tërbuar me Fifa e FIFPro (sindakata botërore e futbollistëve) për përdorimin e emrit e imazhit të tij në videolojën Fifa produkt i Electronic Arts (EA). Me një mesazh në Tëitter sulmuesi i Milan pyet “kush e ka autorizuar Fifa EA Sport të përdorë emrin e fytyrën time? Nuk e dija që isha një anëtar i FIFPro e, nëse është kështu, qenkam regjistruar pa e ditur, në mënyrë të dyshimtë. Por një gjë është e qartë, nuk e kam lejuar kurrë Fifa ose FIFPro të bëjë para me mua”.

Ibra kërkon të jetë i qartë: “Dikush ka realizuar një përfitim në emrin tim e fytyrën time pas anjë kontratë për gjithë këto vite. Është kohë të hetohet”, shton suedezi, në një mesazh të dytë që i drejtohet 7 milionë folloëers të tij. Versioni 2020 i videolojës Fifa ka tërhequr gati 35 milionë lojtarë, sipas numrave të shpërndarë nga editori amerikan në fillim të këtij muaji. Versioni 2021 është hedhur në treg pak javë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *