• |
ide | kryesore

Gjoba në ditëlindjen e Bes Kallakut/ Meta paralajmëron policët: Do përfundojnë si ata të Mubarakut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi në Abc News gjobën e policisë për thyerje të masave anticovid pas pjesëmarrjes në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku. Meta i konsideroi lojëra, ndërsa u shpreh se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.


“Cila është thyerja e masës? Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje. Di që restorantet janë të hapura. Shikoni se çfarë distance shembullore. As këto, as përzëniet nga e lojtarit të Kombëtares nga fusha e sportit ku ka derdhur gjak, Andi Lila, as marrëzitë që bëjnë budallenjtë e policisë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat serioze, që kanë të bëjnë me mungesë të përgjegjshmërisë të qeverisë aktuale të cilës i bëj thirrje të reflektojë menjëherë, përpara se të përballet me pasoja dramatike”, – tha Meta.


“Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Unë e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët. Gjoba? Nuk e di fare, as nuk kam një informacion të tillë” – tha Meta që u pyet edhe për pezullimin e 6 punonjësve të policisë.

“Të mos merremi me marifete koti, ato policë të bëjnë detyrën. Duhet ta dijë çdo Polic në Republikën e Shqipërisë se në rast se do të preket një votë dhe një polic do të jetë pjesë e kësaj vote, Presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ato do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak.

Gjoba le të vënë, s’ka problem, por po u prek një votë nga një polic, duhet ta kenë të qartë se do të përfundojnë në këmbët e popullit si policët e Mubarak. Shqipëria do të jetë shtet demokratik, i ftoj të gjithë të bëjnë detyrën dhe të mos i binden urdhrave të një të marri”, – tha Meta. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Te ngrihet Presidenti per ditelindjen e Karralloit nuk eshte mire. Aq me teper te kercenoje policet me fundin e policeve te Mubarakut eshte absurde.. Nese ka qene nje ditelindje qe kishte me shume persona, mesa duhet kane bere mire policet. Qe gjobiten Kacin e Zi, e bene mire se qelbesira eshte shume e lige. Kujt i mbahet mend kur ishte minister me Tos Nanon e di c’fare pisi dhe hajduti ishte!

    1. Nuk behet opozite duke share o Militant! Ndryshe c’fare ndryshon nga keta qelbesira qe jane ne pushtet? Njerezit nuk durojne me nje idiot qe zbret e nje idiot qe hipen ne pushtet.. Me mire mbyllu ne shtepi e mos degjo me lajme se shume gjera po ndryshojne e ti ke mbetur ne vitet 90.

  2. Hajde president hajde.
    Ky eshte bere bajat fare. Ka keshilltar ky njeri, apo degjon vetem Moniken?
    Vetem kur te ikesh nga President, mund te te degjoj dikush ty. Jeni cifti me i korruptuar i politikes shqiptare. Nuk behet opozite nga kolltuku presidenti. Eshte qesharake dhe e pamoralshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu