• |
ide | kryesore

Pa simptoma, Salah negativ për 10 ditë: “Të hënën testet vendimtare të Uefa-s”

-Instant, Sport



Lajme të mira në shtëpinë e Liverpool, natyrisht jo dhe aq për Atalantën: Jurgen Klopp pas fitores 3-0 ndaj Leicester ka njoftuar edhe negativitetin e Mohamed Salah. “Tamponi i Momo ka dhënë përgjigje negative, besoj se gjithcka është në rregull. Tani do ti nënshtrohemi edhe testeve të Uefa-s por kam besim se edhe ato do të jenë në rregull, ndërkohë mund të stërvitet me ne” ka thënë tekniku. Egjiptiani kandidohet kështu për grumbullimin në vigjilje të ndeshjes së Champions League të mërkurën kundër italianëve.

Salah kishte rezultuar pozitiv, edhe pse asimtomatik, në 13 nëntorin e ka humbur kështu sfidën e dyfishtë kualifikuese për Botërorin të Egjiptit kundër Togos përvec ndeshjes së djeshme të Premier League. Për Klopp do të ishte një rikuperim i rëndësishëm duke parë se si Keita ashtu dhe Shaqiri, të dëmtuar kundër Leicester, mund të mos ia dalin të jenë ndaj Atalantës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *