• |
ide | kryesore

Pasi mohuan të jenë në një lidhje, Majk dhe Blerta Veseli postojnë foto nga i njëjti vend

-Instant, Paparazzi, Slider



Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se reperi i njohur Majk dhe bukuroshja nga Kosova, Blerta Veseli, kishin nisur një romancë të re.Gjithçka nisi pasi fansat vunë re postimet e njëjta në rrjete sociale, ku dallohej qartë se Blerta dhe Majk po darkonin së bashku. Jo vetëm kaq, por reperi publikoi gjithashtu një foto të tijën në InstaStory-n e Blertës, ndaj fansat nisën të dyshojnë se diçka po zihet! Për “Iconstyle.al”, Majk foli për herë të parë për marrëdhënien e tij me Blertën, duke u shprehur se ata nuk janë në një lidhje. Reperi tha se lajmet që kanë qarkulluar prej ditësh për ta s’janë të vërteta, por çifti i hodhi sërish benzinë zjarrit mbrëmjen e kaluar.Si Majk, ashtu edhe Blerta, publikuan story nga i njëjti vend. Më saktë, nga shtëpia e Majk. Me drita të fikura, ambientin e zbukuruar me dritat e festave dhe filma në televizor, ata duket se kanë kaluar mbrëmjen së bashku dhe kanë shtuar edhe më shumë dyshimet tek fansat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *