• |
ide | kryesore

Tronditet Milan: kohët e rikuperimit të Ibrahimovic të paqarta

-Instant, Sport



Milan humbet Zlatan Ibrahimovic për shkak të dëmtimit, pikërisht kur nuk duhej: sulmuesi suedez, gjatë ndeshjes së fituar kundër Napolit në San Paolo me një dygolësh të tij, ka pësuar një lëndim të muskulit të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Kontrolle të reja janë parashikuar pas 10 ditësh, por Ibra – në kuotën 10 gola në kampionat – do të humbasë e sigurtë sfidat e Europa League kundër Lille e Celtic, përvec ndeshjes kundër Fiorentinës në kampionat.

Kampioni suedez ka dalë nga fusha para kohe, pasi provoi të qendronte në fushë pa sukses, duke i lënë vendin të riut Colombo (duke parë mungesën për shkak të dëmtimit të Leaos). Kohët e rikuperimit mund të jenë 3-4 javë, por kontrolli i ardhshëm për Ibran është fiksuar pas 10 ditësh, pas Lille, Fiorentina e Celtic për të vlerësuar situatën.

Përvec suedezit, edhe Alexis Saelemaekers i është nënshtruar kontrolleve për të vlerësuar problemin e shfaqur në pjesën e dytë të ndeshjes në San Paolo. Për anësorin belg bëhet fjalë për një traumë distorsive të gradës së parë në kaviljen e majtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *