• |
ide | kryesore

“Në një konflikt të ngrirë mund të plasë lufta”/Hoti i përgjigjet kërcënimeve të Vuçiçit: Nuk negociohen kufijtë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të bëra nga presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili përmendi një luftë të re nëse dialogu mes dy vendeve nuk ka sukses. Vuçiç tha, përpara disa javësh, se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovë, duke marrë si shembull konfliktin në Nagorno-Karabakh. Ai u shpreh se nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta. Megjithatë sipas Hotit, Kosova dhe Serbia janë në negociata për paqe.

“Ne nuk jemi duke negociuar marrëveshje tregtare me Serbinë dhe unë këtë e kam bërë të qartë edhe në takimet që kam pasur me presidentin serb në procesin e dialogut por edhe në tryeza të tjera ndërkombëtare tjera ku jam ballafaquar me të. Ne po negociojmë një marrëveshje paqeje në mes të dy vendeve që nënkupton pranim i standardeve ndërkombëtare, pranim i aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, marrje përsipër e përgjegjësisë për viktimat e shkaktuara, për të pagjeturit…pra përmbyllje e një kapitulli të rëndësishëm”, tha Hoti. Në një intervistë për mediat kosovare, Hoti ka thënë se vija kufitare mes dy vendeve nuk ka qenë kurrë temë diskutimi.

“Tani ajo që po diskutohet është marrëveshja përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke ku pikë e parë do të jetë njohja reciproke”, tha Hoti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *